Kronika 5 February 2026, 18:20 Nga VNA

Rrëfimi tronditës i Daniel Shimës dhe provat e reja të SPAK-ut e çojnë dosjen AKSHI në një dimension të ri skandali

Ndaje në Whatsapp

Rrëfimi tronditës i Daniel Shimës dhe provat e reja të

Gjykata e Apelit të Posaçëm urdhëroi median apo çdo person tjetër që disponon vendimet mospublimin e të dhënave për dy vendime që shpalli sot radhazi. Jo rastësisht këto dy vendime lidhen me grupin kriminal që veprinte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Apeli i Posaçëm e justifikoi këtë vendim, për shkak se cënohet hetimi. Ndërsa konkretisht bëhet fjalë për Vendimin e parë që kishte të bënte me sekuestrimet e kryera në banesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit Ervina Gjana. Vendimi i dytë me masat e sigurisë ndaj të dyshuarve si pjesë e grupit kriminal në AKSHI ku mbeti në fuqi masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për drejtoreshën e institucionit Mirlinda Karcanaj dhe nëndrejtoreshën Hava Delibashi.

VNA ka mësuar se vendimi i Gjykatës së Apelit për të urdhëruar ndalimin e publikimit të të dhënave lidhet me dëshminë e ish-zv.drejtorit të AKSHIT – Daniel Shima. Ndoshta disave u kujtohet lajmi i publikuar nga VNA disa muaj më parë për zhdukjen pa gjurmë të ish-nëndrejtorit të AKSHI-t. Daniel Shima u zhduk vjeshtën e 2025 në mënyrë të mistershme për 10 orë.

Ndonëse asokohe çështja kaloi pa shumë zhurmë veç disa publikimeve në media, dëshmia e Shimës është paraqitur si provë e re në proces nga SPAK, me qëllim që të mbeteshin në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit, përfshirë dhe ish-shefen e tij të dikurshme Mirlinda Karcanaj.

Rrëfimi i tij në fakt është i denjë për të realizuar një serial kriminal në Netflix. Ndonëse kur u rrëmbye pak muaj më parë dhe u “rikthye” se ishte zënë me të dashurën, Daniel Shima heshti; këtë herë para prokurorëve ai ka treguar të vërteta të frikshme. Shima ka rrëfyer me detaje mënyrën sesi është rrëmbyer, si është transportuar e më tej ka fituar lirinë nga pengmarrësit. Se kë ka implikuar Daniel Shima në rrëfimin e tij, kjo mbahet në sekret të plotë. Por burime të VNA theksojnë se dëshmia e tij është një tjetër provë e fortë ndaj krerëve të grupit kriminal që kanë vepruar në AKSH.

SPAK më herët ka shpallur në kërkim Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, të cilët i konsideron si krerë të grupit që rrëmbente biznesmenë dhe i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat pranë AKSHI. Ky skandal po thellohet çdo ditë e më shumë, për shkak se ditë pas dite po zbulohen prova të forta jo vetëm ndaj drejtuesve të këtij institucioni, por ndaj anëtarëve të tjerë të grupit. Shteti dhe krimi janë bërë bashkë në një dosje ku fijet mes tyre janë ngatërruar kaq keq sa nuk dallohet ku nis krimi e ku përfundon shteti. Me gjasë ditët dhe muajt në vazhdim do jenë të ngarkuara me hetime intensive në një dosje voluminoze ku për herë të parë faktohen tentakulat e botës së errët dhe në atë pjesë që mendohej të ishte më e sigurta për shqiptarët.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme