Bota 20 September 2026, 15:19 Nga VNA

Meloni paralajmëron ndalimin e burkës dhe nikabit në shkollat italiane, pritet edhe kufizim i numrit të nxënësve të huaj në klasa

Ndaje në Whatsapp
Meloni paralajmëron ndalimin e burkës dhe nikabit në shkollat

Italia po përgatitet të ndalojë mbulimin e fytyrës në shkolla dhe të vendosë një kufi për numrin e nxënësve të huaj në çdo klasë, deklaroi të dielën kryeministrja Giorgia Meloni, gjatë një aktiviteti rinor të organizuar nga partia e saj.

Italia është një nga vendet europiane më të ekspozuara ndaj mbërritjeve të migrantëve, për shkak të pozicionit të saj në Mesdheun qendror. Për këtë arsye, emigracioni mbetet një nga temat më të ndjeshme politike dhe një sfidë e vazhdueshme për qeveritë italiane.

Integrimi i emigrantëve, veçanërisht atyre që vijnë nga vende me shumicë myslimane, vazhdon të jetë çështje e debatueshme në politikën dhe shoqërinë italiane. Simbolet fetare, integrimi kulturor, rregullat e shtetësisë dhe politikat e emigracionit janë tema që shpesh ndajnë opinionin publik.

“Shumë shpejt do të paraqitet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave një masë që përcakton me ligj numrin maksimal të nxënësve të huaj në një klasë. Ajo do të kërkojë gjithashtu që prindërit e nxënësve të huaj, të cilët kanë vështirësi serioze integrimi në sistemin shkollor, të mësojnë italisht, si dhe do të ndalojë burkat dhe nikabet në shkolla”, tha Meloni në takimin vjetor të të rinjve të partisë së saj, “Fratelli d’Italia”.

Sipas Melonit, kur në një klasë ka vetëm një fëmijë që nuk kupton italisht, ai mund ta mësojë gjuhën dhe të integrohet shpejt me ndihmën e shokëve dhe mësuesve. Por, sipas saj, kur numri i fëmijëve që nuk kuptojnë gjuhën bëhet i madh, apo edhe shumicë, “kjo nuk është më integrim, por braktisje”.

Kryeministrja italiane nuk dha detaje se cili do të jetë kufiri maksimal i nxënësve të huaj për çdo klasë.

Sipas Fondazione ISMU, një institucion kërkimor në Itali, nxënësit që nuk kanë shtetësi italiane përbëjnë 11.6 për qind të të regjistruarve në shkollat italiane, pra afro 12 në çdo 100 nxënës.

“Duhet të shkosh në shkollë me fytyrë të zbuluar dhe në Itali askush, në emër të një tradite reale apo të supozuar, nuk mund të vendosë që një vajzë e re të fshihet”, tha Meloni.

Video

Qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së dielës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Protestuesit valëvitën një flamur gjigant të UÇK-së dhe brohoritën “UÇK”. Protesta janë zhvilluar edhe jashtë Kosovës. Në Vjenë, shqiptarë të shumtë u mblodhën me thirrjet “Liria ka emër”, “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët e Kosovës”.

Një avion i kompanisë Volaris është detyruar të kthehet në aeroportin e Las Vegasit, pasi një prej motorëve të tij mori flakë pak pas ngritjes. Avioni Airbus A321 po fluturonte nga Las Vegas drejt Guadalajara-s në Meksikë, kur ekuipazhi raportoi një zjarr të mundshëm në motor. Pilotët vendosën të ktheheshin menjëherë dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid. Autoriteti amerikan i aviacionit, FAA, ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

Forcat amerikane kanë kryer një sulm ndaj një mjeti lundrues në Karaibe, i cili dyshohej se përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara (SOUTHCOM), mjeti ishte i përfshirë aktivisht në trafik narkotikësh në momentin e goditjes. Si pasojë e operacionit u vranë katër persona, të cilët autoritetet ushtarake amerikane i përshkruan si “narko-terroristë”.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme