Kryesore 27 Korrik 2025, 13:19 Nga VNA

Letra e Titos për Miladin Popoviçin: Frika nga Shqipëria Etnike dhe Marrëveshja e Mukjes

Ndaje në Whatsapp

Më 9 tetor 1943, dy muaj pas Konferencës së Mukjes (1–3 gusht), Tito i dërgon një letër Miladin Popoviçit, një prej njerëzve të tij pranë Partisë Komuniste të Shqipërisë, duke i kërkuar informacion mbi gjendjen e aksioneve antifashiste dhe duke e udhëzuar për krijimin e njësive të rregullta partizane, të cilat duhej të drejtoheshin nga elementë të përzgjedhur “nga radhët tona”. Në letër theksohej nevoja për ngritjen e këshillave nacionalçlirimtare, sipas modelit jugosllav (Këshillat e Çlirimit Popullor), të cilat do të përmbushnin funksionet e një qeverie të përkohshme dhe do të garantonin kontrollin politik pas çlirimit. Tito i kërkonte gjithashtu Miladinit të informohej saktësisht mbi drejtuesin real të njësive partizane në Shqipëri, pasi sipas tij, kjo nuk kuptohej nga informacionet e përcjella nga Radio Londra.

Në letër vihet re një kujdes i veçantë për çështjen e Kosovës. Tito kritikon marrëveshjen mes PKSH dhe Ballit Kombëtar, të cilët i cilëson si “shqiptaromëdhenj”, duke theksuar se çështja e Kosovës mund të zgjidhej vetëm në kuadrin e luftës për çlirimin e Jugosllavisë. Sipas tij, çdo përparësi e nacionalistëve shqiptarë në çështjet kombëtare do të silkte robëri për shqiptarët.

Në letër del qartë shqetësimi i Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe i vetë Titos lidhur me Marrëveshjen e Mukjes, e cila shihej si një rrezik për aspiratat territoriale jugosllave, sidomos në lidhje me Kosovën. Marrëveshja e Mukjes parashikonte krijimin e një Komiteti të përbashkët për Shpëtimin e Shqipërisë, ku të dyja palët, PKSH dhe Balli Kombëtar u angazhuan të luftonin kundër pushtuesve fashistë dhe çdo armiku tjetër në tokën shqiptare; të punonin për një Shqipëri të pavarur dhe etnike; si dhe të linin në dorë të popullit përcaktimin e formës së regjimit pas çlirimit. Komiteti i përbashkët do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë dhe do të shpërndahej menjëherë pas krijimit të një qeverie të përkohshme.

Pjesë nga letra e Titos për Miladin Popoviç

Situata ushtarake dhe ajo do të mundësojë më një herë brenda në vendin tuaj me formue një Qeveri popullore, e cila do të marrë në dorë në Këshillat e Çlirimit Popullor dhe e cila do të kishte më të vertetë karakterin e drejtë popullor. Së rast të tek ju situata nuk shkon e pjekur për atë gjë atëherë duhet me krijue një Këshillë Nacional-Çlirimtare popullore, i cili do të kryente të gjitha funksionet e një Qeverie (deri sa të vijë koha që të formohet një Qeveri e tillë.) Kuptohet vetvetiu se duhet të grumbullohen përfaqësuesit më të mirë dhe më të ndershëm të popullit, të cilët do të jenë garancija e qënjes së Qeverisë suaj të popullit.

Më anën e shokut Tempo kemi marrë veshë se ekziston një tendencë për krijimin e një shtabi ballkanik, prej përfaqësuesve të Jugosllavisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Kjo gjë për tani është e gabueshme dhe e pavolitshme. Për koordinimin në luftën çlirimtare të vendeve të sipërshënueme ka tjera mundësina, më anë përfqësish etj.

Qëndroni në pozitën që të lidheni sa më ngusht me njësinat tona në Malin e Zi e Metohi. Duhet me anë të luftës së përbashkët kundër okupatorit që të krijoni marëdhënie miqësore me popujt e Jugosllavisë. Mos lejoni që elementat e ndryshëm reaksionarë shqiptarë të spekullojnë dhe të fitojnë simpatinë dhe influencë në masat shqiptare, në çështjen e takimit të disa krahinave, sikurse është Metohija dhe Kosova, Shqipëria. Duhet sqarue në çështja e lirisë, e barazimit nacional, dhe e vetvendosjes, mund të zgjidhet me drejtësi vetëm gjatë luftës së përbashkët me lëvizjen e çlirimit të popujve të Jugosllavisë.

Çdo anim nga elementat reaksionarë të Shqipërisë do të sillte popullit shqiptar jo lirinë, por robnim social, dhe mvarje kombëtare të ajo fuqi, e cila mban ata elementa reaksionarë.

Me përshëndetje shoqnore

Komandanti Kryesor i Ushtrisë Popullore Çlirimtare dhe i Aradheve Partizane të Jugosllavisë.

(TITO)

Vdekje Fashizmit

Liri Popullit

Video

Komentatori Kosovar Engjëll Bërbatovci është bërë viral në thuajse të gjitha mediat botërore pas reagimeve të tij të ‘çmendura’ pas golave në ndeshjen e kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë. Kombëtarja e Kosovës mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 4-3 duke siguruar finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Edhe pse në komentim ishte në ndeshjen mes Danimarkës dhe Maqedonisë së Veriut, Bërbatovci kishte lënë një ekran ku shikonte edhe rezultatin apo ndeshjen e Kosovës, duke bërë që reagimet e tij të ishin thjesht të çmendura.

Një video e dërguar në redaksinë e VNA tregon gjendjen e rrugës bregdetare në Borsh, e cila u shtrua me nxitim nga Bashkia Himarë pas paralajmërimit për protestë nga bizneset dhe banorët. Sipas tyre, rruga u mbulua vetëm me rërë bituminoze dhe investimi u shkatërrua nga shiu i parë, duke lënë sërish baltë dhe gropa në prag të sezonit turistik. Banorët paralajmërojnë kallëzim penal në SPAK, pasi dyshojnë për shkelje në tender dhe cilësinë e punimeve.

Kur të ulin nga fundi por ti mbahesh fort se ke Zegjinenë afër.

Kur të kap ngashërimi dhe del në radhë të parë që të kapë pak dhe kamera…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme