Kryesore 22 Qershor 2025, 17:00 Nga VNA

Kavaja na e ka dhi pak punën: shokët dhe simpatizantët tanë atje janë futur nëpër vrima dhe po i kërkojmë me qiri që t’i mbledhim për çeta

Ndaje në Whatsapp

Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes dhe kapitullimit të Italisë, në një sërë letërkëmbimesh mes Enver Hoxhës (Tarasit) dhe të deleguarve të Partisë Komuniste në krahinat e ndryshme të Shqipërisë, bëhet e qartë se shqetësimi kryesor i udhëheqjes komuniste ishte eliminimi i rivalëve politikë, spastrimi i rrugës për marrjen e pushtetit, si dhe shtimi i radhëve të formacioneve partizane.

Nga një letër mes Tarasit (Enver Hoxhës) dhe Detit (Nako Spiros) dalin në pah përpjekjet për të goditur nacionalistët antifashistë, si Abaz Kupi, por edhe vështirësitë në bindjen dhe mobilizimin e të rinjve për t’iu bashkuar çetave partizane.

Letra e plotë:

I dashur Taras,

Patëm një bisedë me Abdyl Kokoshin dhe Uan Filipin. Për këtë çështje kam informuar edhe Vlorën — po të bashkëngjis letrën që i dërgova asaj, dhe aty do të kuptosh më mirë se si shkoi puna. Me Unin bisedova veçmas. Ai thotë se Ballit duhet t’i goditet fort, pa i lënë kohë as të marrë frymë.

Siç të kam shkruar edhe herën tjetër, kemi dhënë kushtrimin për mobilizim të përgjithshëm. Rezultatet kanë nisur të duken. Kam frikë se reagimi i gjermanëve në Elbasan na ka prishur disi punë. Këtu janë caktuar dyzet anëtarë të Partisë për ushtri, pjesa më e madhe për në Brigadë. Kanë filluar të nisen.

Në rini nuk flitet për gjë tjetër veçse për brigadat. Populli po përgatitet nga të katër anët. Brenda këtij muaji, nëse i rrimë punës sipër pa ndërprerje, Tirana mund të nxjerrë 300–400 vetë. Por 200 prej tyre duhet t’i kesh aty patjetër, sa më shpejt.

Kavaja na e ka dhi pak punën: shokët dhe simpatizantët tanë atje janë futur nëpër vrima dhe po i kërkojmë me qiri që t’i mbledhim për çeta. Do përpiqemi të nisim një mobilizim të gjerë edhe në Durrës. Këto ditë mund të të dërgoj aty Stavrin, dhe ti e çon ku të duash, sepse në Durrës s’bën dot, se e arrestojnë.

Ende s’kam pasur kohë të merrem me shtypin. Sot po i futem punës, dhe sa më shpejt do të nxjerr “Luftën e Rinisë”, “Bashkimin” dhe “Zërin e Popullit”, nëse do të qëndroj këtu (po pres përgjigjen tënde). Në të kundërt, më 17 niset për aty dhe më thuaj si të veprojmë me gazetat.

Vetëm korrespondencën për Durrësin dhe Shkodrën dërgoje prej këtej; për vendet e tjera dërgoje me partizanë, sepse rrugët janë të gjitha nën kontroll të imtësishëm nga Balli.

Xhakja ka qenë në Epir, në një konferencë të rinisë antifashiste greke. Më shkruan se Zerva, bashkë me oficerët e tij, është rob në duart e partizanëve; tre të katërtat e forcave të tij janë çarmatosur prej tyre.

Na dërgoni sa më parë komunikatat për operacionet në Dibër (herën e parë dhe të dytë) dhe në Pezë. Më lajmëruan sot se këtu ndodhet Shulja, në Marshin; nuk di pse kanë ardhur.

Shyqyri Peza është këtu, i plagosur rëndë; pritet të vdesë.

Shtrëngojani pak grykën gjeneralit për çështjen e Ballit dhe të Bazit. Disa persona, më duket të lidhur me Bazin, janë interesuar për shkarkime vaporesh nga Miloti dhe Shkodra. Kam frikë se ka gisht edhe Tafari; do të hetoj.

Fola me Veliun. Avazi i vjetër. Më tha dhe i thashë shumë gjëra. Të shohim. Nuk kanë mundur të shkojnë në Mal të Zi dhe as që i ka çuar letrën. Do të përpiqet. Më tha se ata kanë aty dy motoskafe të vegjël, 15 tonësh, të cilët mund të ngarkohen në mes të detit dhe të futen në Bunë, duke shkarkuar si në shtëpinë e vet, sepse s’ka kontroll. Do më informojë më mirë.

Ç’të thotë Ali Gostivari?

Shkruaj.

Shumë të fala,

Deti

14.11.1943

Video

Komentatori Kosovar Engjëll Bërbatovci është bërë viral në thuajse të gjitha mediat botërore pas reagimeve të tij të ‘çmendura’ pas golave në ndeshjen e kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë. Kombëtarja e Kosovës mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 4-3 duke siguruar finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Edhe pse në komentim ishte në ndeshjen mes Danimarkës dhe Maqedonisë së Veriut, Bërbatovci kishte lënë një ekran ku shikonte edhe rezultatin apo ndeshjen e Kosovës, duke bërë që reagimet e tij të ishin thjesht të çmendura.

Një video e dërguar në redaksinë e VNA tregon gjendjen e rrugës bregdetare në Borsh, e cila u shtrua me nxitim nga Bashkia Himarë pas paralajmërimit për protestë nga bizneset dhe banorët. Sipas tyre, rruga u mbulua vetëm me rërë bituminoze dhe investimi u shkatërrua nga shiu i parë, duke lënë sërish baltë dhe gropa në prag të sezonit turistik. Banorët paralajmërojnë kallëzim penal në SPAK, pasi dyshojnë për shkelje në tender dhe cilësinë e punimeve.

Kur të ulin nga fundi por ti mbahesh fort se ke Zegjinenë afër.

Kur të kap ngashërimi dhe del në radhë të parë që të kapë pak dhe kamera…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme