Kronika 8 September 2025, 22:30 Nga VNA

"Dyshime për hakmarrje mes Bajrave dhe Licëve!"/ Lala jep detaje për shënjestrën e atentatit në Shkodër, Erogen Brajovic

Ndaje në Whatsapp
"Dyshime për hakmarrje mes Bajrave dhe Licëve!"/ Lala jep

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka dhënë detaje nga masakra në Shkodër me dy të vrarë dhe dy të plagosur. 

Lala tha se shënjestra e atentatit ka qenë Erogen Brajovic, vëllai i Denis Brajovic, eksponent i njohur i botës së krimit. Lala ka treguar disa nga pistat, ndër të cilat, edhe një hakmarrje e mundshme mes Bajrëve dhe Licëve. 

"Shënjestra ka qenë Erogen Brajovic, vëllai i Denis Brajovic, i arrestuar në kuadër të Metamorfozës, i dyshuar si anëtar i grupit Bajri. Autori i dyshuar ka deklaruar se e kishte personale me Brajovic por nuk kishte qëllim të vritste të tjerët. Sipas hetueseve nuk qëndron, pasi Gila bashkëpunonte me grupe kriminale të fuqishme në zonë. Vepronte për llogari të grupit të Lulzim Kullës.
Bajrat dhe Licët janë në konflikte, policia ka ushtruar kontrolle të Licës, janë gjetur armë në shtëpinë e hallës së Ibrahim Licit. Ajo thotë se nuk është shtëpia e saj por me qira.

Shënjestra është Erogen Brajovic, nuk ka dhënë shpjegime, sepse është i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Brajovic ka qenë futbollist i Vllaznisë, ka drejtuar klubin sportive Tërbuni, ka qenë edhe këshilltar i Këshillit Bashkiak Shkodër. Vëllai i tij është i implikuar në krim të organizuar.

Autori i dyshuar, Ragip Gila ka qëndruar dy vite në burg, prokuroria ka kërkuar bug, por gjyakta e ka liruar.  Ajo që mbetet e paqartë, është fakti a mundet ai ta bënte i vetëm këtë ngjarje?

Kjo ngjarje konsiderohet si hakmarrje mes dy grupeve kriminale më problematike, Bajrat, që drejtuesit kryesor janë arrestuar dhe klani ose grupi Lici. Sipas hetuesve lidhet me këtë përplasje. Por familja Lici me dhëndrin Lulzim Kullën, kishte disa kohë që nuk kishin marrëdhënie të mira.
Ajo çfarë po shihet, është edhe atentati i Kristian Kolës pak ditë më parë, për shkak të mënyrës si është kryer atentati, duket se në pamje të parë ka një ngjashmëri. Hetuesit kanë dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të përplasjes së grupeve kriminale dhe nuk është çështje personale.

Shkodra ka një tjetër tipologji, aty fillon si histori banale dhe më pas shkon në konflikte të gjakmarrjes. Kalvari mund të vijojë edhe nga personazhe që në pamje të parë nuk shfaqëin një ashpërsi. Karakteristika e Shkodrës, është që veprojnë me ashpërsi. Edhe kur ekzekutohet një personazh, dalin të tjerë. Qytetarët atje e kanë të vështirë të flasin, refuzojnë të flasin para hetuesve", tha ndër të tjera Lala. 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme