Sport 8 September 2025, 23:00 Nga VNA

“Dardanët” rikthehen fuqishëm, mposhtin Suedinë në Prishtinë

Ndaje në Whatsapp
“Dardanët” rikthehen fuqishëm, mposhtin Suedinë

Pas humbjes ndaj Zvicrës dhe valës së kritikave që pasoi, Kosova ka dhënë një përgjigje të fuqishme në fushën e lojës, duke mposhtur Suedinë me rezultatin 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Një fitore me peshë jo vetëm për pikët, por edhe për moralin dhe atmosferën që rikthehet mes “Dardanëve”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Franko Foda zhvilloi një pjesë të parë të shkëlqyer, duke imponuar ritëm, disiplinë taktike dhe efikasitet në kundërsulme.

Goli i parë erdhi në minutën e 25-të, pas një aksioni të ndërtuar me kujdes. Dion Gallapeni shpërtheu në mesfushë dhe asistoi bukur për Elvis Rexhbecajn, i cili, pas dy tentativash, mposhti portierin suedez Robin Olsen dhe ndezi stadiumin.

Vetëm pak minuta më pas, Kosova goditi sërish. Kësaj here ishte kapiteni Vedat Muriqi që finalizoi një kundërsulm perfekt me një gol të klasit të lartë, duke dyfishuar avantazhin dhe siguruar një pjesë të parë të jashtëzakonshme për vendasit.

Në pjesën e dytë, Kosova administroi me maturi rezultatin, duke mos i lënë shumë hapësira suedezëve dhe duke kontrolluar ritmin e lojës deri në fund.

Me këtë triumf, Kosova jo vetëm që fiton tri pikë të rëndësishme në kuadër të kualifikueseve, por gjithashtu rikthen entuziazmin dhe besimin tek tifozët. Djemtë e trajnerit Foda treguan se janë të vendosur të luftojnë deri në fund për objektivat e tyre dhe se kanë karakter për të reaguar në momente të vështira.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme