Politika 8 September 2025, 22:10 Nga VNA

Jorida Tabakun e merr malli për debatet që kishte me Arben Ahmetajn për ekonominë!

Ndaje në Whatsapp
Jorida Tabakun e merr malli për debatet që kishte me Arben Ahmetajn

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka befasuar me një deklaratë të pazakontë në një intervistë për mediat, ku tha se e ka marrë malli për debatet që zhvillonte dikur në Kuvend me Arben Ahmetajn. Shumë do të mendojnë se është shaka, por kështu pretendon vetë Tabaku, teksa komentonte situatën aktuale politike në vend.

“Ndërkohë që ishte si ishte Arben Ahmetaj, në çdo seancë ne bënim debat për ekonominë. Pak rëndësi ka që sot ekonomia ndodhet në këtë situatë prej qeverisjes, por e rëndësishme është që opozita do të jetë atje për të kërkuar llogari, për të bërë transparencë, por edhe për të bërë propozimet e saj. Unë besoj shumë edhe tek forca e fjalës, edhe tek forca e debatit, por edhe tek parlamenti si institucion”, u shpreh Tabaku.

Të dëgjosh një deputete të opozitës të flasë me një lloj nostalgjie për një ish-ministër të akuzuar për korrupsion, është padyshim një rast i rrallë në politikën shqiptare. Aq më tepër kur bëhet fjalë për Arben Ahmetajn, një nga figurat më të përfolura për lidhje me afera korruptive, dhe sot zyrtarisht në arrati.

Nuk dihet saktësisht se për cilat “debate” e ka fjalën znj. Tabaku, por publiku shqiptar e mban mend Arben Ahmetajn kryesisht për deklaratat e tij publike në mbrojtje të koncesioneve, inceneratorëve dhe projekteve që sot janë nën hetim. Madje, edhe sikur Ahmetaj të kishte qenë ndonjë ekspert i padiskutueshëm në ekonomi, vetëm fakti që sot fshihet nga drejtësia shqiptare, duhej të ishte arsye e mjaftueshme që deklarata të tilla nostalgjike të kurseheshin.

Por, për t’ia lehtësuar pak mallin deputetes demokrate, po i kujtojmë një deklaratë të Ahmetajt në parlament kur ishte ministër financash dhe shprehej se “koncensionet nuk do e paguajnë qytetarët, por buxheti i shtetit”.

“Koncensionet, siç i referoheni, në shëndetësi. E ka marrë koston e shërbimit buxheti i shtetit. Kjo është masë sociale, kjo është vëmendje ndaj qytetarit dhe kjo masë është masë e drejtë. Ky është një shërbim që duhet të paguhet nga buxheti i shtetit. Dhe do të duhet që për efektshmëri të ofrohet nga një entitet i cili mund të ishte shtetëror, mund të ishte dhe privat. Por thelbi nuk qëndron kush e bën, por thelbi qëndron kush e paguan dhe në këtë rast nuk e paguan qytetari, por e paguan buxheti i shtetit.”

Qytetarët, për këto deklarata dhe që është në kërkim për korrupsion e mbajnë mend ish-zëvendëskryeministrin i diplomuar për anglisht. Në fund të ditës, nëse zonja Tabaku e vlerëson me të vërtetë “forcën e debatit” të Arben Ahmetajt, ndoshta është momenti të ndajë me publikun ndonjë nga ato ballafaqime me përmbajtje të thellë që, sipas saj, i mungojnë sot Kuvendit.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme