Sociale 4 September 2025, 09:56 Nga VNA

Tensioni në Kombëtare, ja prapaskenat e “tradhtisë” së Bajramit. Duka që hesht për mandatin e 7-të

Ndaje në Whatsapp
Tensioni në Kombëtare, ja prapaskenat e “tradhtisë”

Largimi i Adrian Bajramit nuk ishte i pari dhe me gjasë nuk do të jetë as i fundit. Ata që luajnë “me dy porta” kanë vite që përfitojnë nga ofertat prej kombëtareve të tjera.

Përjashto Roland Gërçaliun, Granit Xhakën, Gjerdan Shaqirin, Blerim Xhemailin apo ndonjë tjetër që ka qenë i sinqertë kur ka thënë se “zgjodhën kombëtare të huaja për motive familjare”, të tjerët, në një mënyrë apo një tjetër, kanë dashur gjithmonë të përfitojnë.

Rasti emblematik ishte ai i Adnad Jonuzajt, që mbajti pezull tifozët shqiptarë për muaj me radhë. Më pas Sotir Nini, Panajot (Gjergji) Kone, Stefano Kapinos, Fjorin Durmishaj, Andrea Tato dhe së fundmi Adrian Bajrami.

Por çfarë ka ndryshe rasti i mbrojtësit 23-vjeçar në pronësi të Benfikës? Atë që FSHF nuk e thotë në këmbim të heshtjes së lojtarit?

VNA ka zbuluar se Bajrami, ndryshe nga disa prej të lartpërmendurve që morën ftesa por nuk veshën kurrë fanellën kuqezi, ai ka luajtur në tre takime miqësore. Por për sa kohë ndeshjet nuk kanë qenë zyrtare, FIFA ka lënë mundësinë që lojtarët të ndryshojnë ekipin. Gjithnjë me një miratim nga federata e parë, në këtë rast Shqipëria.

FSHF dhe Sylvinho nuk “e dogjën” lojtarin duke e aktivizuar qoftë edhe një minutë në ndeshje kualifikuese. Madje federata, e cila “çuditërisht” nuk ka ndërmend të bëhet pengesë për kalimin e tij te Zvicra. Pse? Sepse situata është mjaft e tensionuar në kampin kuqezi.

Sylvinho ka një raport të tensionuar edhe me mbrojtësin tjetër, Enea Mihaj, të cilin e neglizhon vazhdimisht. Nëse do të kishte edhe një përplasje me Bajramin dhe kjo do të bëhej publike në këtë moment delikat të fushatës kualifikuese, natyrisht do të ndikonte në ekip.

Duhet thënë se shpresat për kualifikim në Botëror janë të pakta dhe një polemikë brenda kampit kuqezi ia prish rehatinë Dukës. Për shumë arsye. Ai do të kërkojë mandatin e 7-të në krye të federatës.

Zgjedhjet e ardhshme për president të FSHF janë vitin e ardhshëm dhe, në një klimë ku Armand Duka është në përplasje të ashpër me tifozët kuqezi, me një skuadër kombëtare që ka pak shanse të kualifikohet në Botëror, me kampionatin kombëtar ku thërret kiameti dhe me një raport të paparashikueshëm me Edi Ramën, nuk i duhet një polemikë që mund ta tensionojë edhe më shumë situatën.

Ndaj edhe FSHF nuk do ta pengojë, madje as nuk replikon me Bajramin. Ndërsa Sylvinho i lejon vetes që të thotë se “këto gjëra ndodhin edhe në Brazil”. Dikush t’i thotë që Brazili shkon çdo edicion në finalet e Botërorit, ndërsa Shqipëria nuk e ka bërë kurrë pothuajse në 100 vite. Prandaj nuk e kemi luksin të humbim lojtarë që luajnë te Benfika…

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme