Sociale 4 September 2025, 07:29 Nga VNA

Mbetjet urbane, Tirana gjeneron 14.52 kg për frymë në vit, gati 10 herë më shumë se BE

Ndaje në Whatsapp
Mbetjet urbane, Tirana gjeneron 14.52 kg për frymë në vit, gati

Kryeqyteti gjeneroi në vitin 2024 mbi 257 mijë tonë mbetje duke u bërë kështu bashkia me rekordin e mbetjeve për frymë në vit në vend.

Të dhënat e fundit nga institucionet tregojnë se Tirana gjeneroi 14.52 kg mbetje për frymë në ditë ndërkohë që pas saj vjen Durrësi me 5.02 kg për frymë në ditë. Të dyja bashkitë kanë nivele jashtëzakonisht të larta madje Tirana qëndron gati 10 herë më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian dhe këtë e citon edhe raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

“Përsa i përket sasive të mbetjeve për banore në ditë (kg/banorë/ditë), Tirana rezulton si bashkia me gjenerimin më të lartë për frymë, me 14.52 kg/person/ditë, ndjekur nga Durrësi me 5.02 kg/person/ditë.

Të dyja vlerat janë shumë mbi mesataren e çdo vendi europian (1,3 – 1,8 kg/person/ditë).Në tabelën e mëposhtme jepen sasitë e mbetjeve kg/banorë/vit për dhjetë bashkitë që kanë gjeneruar me shume mbetje gjate 2024” thuhet në raport.

Në dhjetë bashkitë më të mëdha raporti vlerëson se në vend të tretë ishte Fieri me 1.61kg për frymë në vit dhe pas saj Vlora me 1 kg për frymë në ditë. Bashkia me më pak mbetje të gjeneruara ishte Berati me 0.6 kg mbetje për frymë në ditë.

Tirana gjeneron 30% të mbetjeve në nivel kombëtar

Tirana sipas të dhënave zyrtare gjeneron rreth 30 për qind të mbetjeve në nivel kombëtar që i korrespondon një shifre rreth 258 mijë ton2. Bashkia e dytë është Durrësi, me 67,564 tonë. “Kjo tregon një përqendrim të lartë të gjenerimit të mbetjeve në kryeqytet dhe në Durrës, si zona me aktivitetin më të madh ekonomik në vend.

Vlora, Fieri dhe Shkodra janë tre bashkitë e tjera që kanë nivele të konsiderueshme të gjenerimit të mbetjeve, ndonëse më të ulëta se Durrësi. Kjo përkon me faktin se këto bashki kanë një aktivitet ekonomik më të zhvilluar krahasuar me pjesën tjetër të vendit” thuhet në raport.

Në total për vitin 2024, janë menaxhuar rreth 870,883.59 ton mbetje në gjithë vendin, një shifër kjo me rritje krahasuar me vitin 2023, ku ishin menaxhuar 820,322 ton mbetje. Tre bashki urbane, përkatësisht Tirana, Fieri dhe Saranda, raportojnë se shërbimi i pastrimit të mbetjeve mbulon 100% të territorit.

Ndërkohë, tre bashkitë rurale me mbulimin më të ulët të territorit me shërbim mbledhjeje mbetjesh janë Fushë Arrëzi, Hasi dhe Memaliaj, përkatësisht me 22%, 35.2% dhe 50%. Vetëm 26 bashki kanë raportuar mbi menaxhimin e mbetjeve inerte. Saranda, Elbasani dhe Durrësi janë bashkitë me sasitë më të mëdha të mbetjeve inerte nga ato që kanë raportuar. Bashkia e Tiranës nuk ka raportuar për mbetje inerte./Monitor

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme