Sociale 2 September 2025, 09:45 Nga VNA

Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona, pritet “ok” i Bashkisë për ndërhyrje

Ndaje në Whatsapp
Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në

Investigimi i kompanisë konsulente të kontaktuar nga ujësjellësi për të verifikuar gjendjen e digës së Liqenit Artificial të Tiranës dhe sistemet e saj të shkarkimit ka treguar se kolektori kryesor është i bllokuar në dy zona problematike, ku nevojitet ndërhyrje.

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) shqyrtoi projektin për inspektimin dhe rehabilitimin e kolektorit, të përgatitur nga kompania konsulente dhe dorëzuar nga UKT. Projekti mbulon të gjithë gjatësinë prej mbi 1.5 kilometrash të kolektorit dhe parashikon masa për rehabilitimin e segmenteve të dëmtuara që pengojnë shkarkimin e ujërave të tepërta.

Ekspertët e firmës konsulente kanë identifikuar dy zona me probleme: njëra pas digës, ku kolektori kalon poshtë ish-ndërtesës së Universitetit Ballkan, dhe tjetra pranë një ndërtese shumëkatëshe në ndërtim, pranë godinës së KESH sh.a.

“Nga investigimi i kryer nga ekspertet e firmës konsulente rezulton se ne dy zona ku kalon ky kolektor, ka bllokime te pusetave, bllokime te tubacionit si dhe nendimensionim për shkak të prurjeve shtesë të ardhura dhe diametrit aktual të kolektorit. Zonat më problematike janë zona pas digës ku kolektori kalon poshtë ndërtesave të ish-Universiteti Ballkan dhe zona në afërsi të një ndërtese shumëkatëshe në ndërtim pranë ndërtesës së KESH sh.a. Në këto zona ekziston rreziku i madh që gjatë prurjeve maksimale që mund të vijnë në zone të kemi bllokime të lëvizjes së ujit dhe përmbytje në zonën përreth tyre” nënvizon Komiteti.

KKDM, që në shkurt të këtij viti kërkoi me një vendim të veçantë plotësimin e disa kërkesave, ka rekomanduar spostimin e kolektorit përgjatë rrugëve publike, për të shmangur kalimin e tij në zona private dhe për të lehtësuar mirëmbajtjen në të ardhmen.

Megjithatë, Komiteti thekson se projekti nuk mund të zbatohet pa miratimin e Bashkisë së Tiranës, e cila është pronare e objektit. Pas dhënies së miratimit nga kjo e fundit mund të vijohet me procedurat e miratimit dhe fillimit të punimeve./ Monitor.al

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme