Sociale 3 September 2025, 17:58 Nga VNA

Ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria ndalohet në Kroaci për përmbajtje të lartë nikeli

Ndaje në Whatsapp
Ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria ndalohet në Kroaci

Autoritetet kroate kanë ndaluar në kufi një ngarkesë me pjeshkë të eksportuara nga Shqipëria, pasi analizat laboratorike kanë treguar përmbajtje të lartë të nikelit. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Sistemit të Alarmit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF) të Komisionit Europian, ku rasti është regjistruar më datë 21 gusht 2025.

Sipas njoftimit të publikuar nga RASFF, frutat përmbanin nivele të tejkaluara të nikelit dhe paraqesin një rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëve. Deri më tani nuk është bërë i ditur emri i kompanisë shqiptare që ka realizuar eksportin.

Ky është rasti i dytë brenda këtij viti që Kroacia refuzon një ngarkesë ushqimore nga Shqipëria për shkak të problemeve me sigurinë ushqimore. Më herët, më 12 mars 2025, autoritetet kroate ndaluan një ngarkesë me speca, gjithashtu nga Shqipëria, të cilët përmbanin nivele të larta të pesticidit flonicamid – një substancë me potencial të lartë toksik për shëndetin, sidomos për mëlçinë dhe veshkat.

Ngarkesa e specave u klasifikua nga RASFF si me rrezik serioz, për shkak të përqendrimeve të larta të këtij insekticidi, i cili përdoret zakonisht për luftimin e dëmtuesve në bujqësi dhe ka një tretshmëri të madhe në ujë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme