Kryesore 24 April 2025, 23:05 Nga VNA

Dy deklaratat kontradiktore të Belind Këlliçit/ Do jetë Berisha kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet apo jo?

Ndaje në Whatsapp
Dy deklaratat kontradiktore të Belind Këlliçit/ Do jetë

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” tha se Sali Berisha nuk pretendon që në këto zgjedhje të bëhet kryeministër. Madje kur u pyet për herë të dytë nga Fevziu për këtë deklaratë, Këlliçi u shpreh edhe një herë me bindje se nëse PD fiton, kryeministrin e ardhshëm do e zgjedhin demokratët.

“Berisha zotëri, meqë e keni merak Berishën, nuk është në këtë garë dhe po ta them dhe unë ja ku më ke përballë, nuk jemi në garë ne që të bëhet Berisha kryeministër. Ka kryer Berisha legasin e vet, historinë e tij politike, president, kryeministër, kryetar opozite, gjithçka ka qenë Berisha. Nuk jemi në këtë garë në 11 maj që të bëhet Berisha kryeministër, e vendosim vet e ka thënë Berisha, demokratët e vendosin vet se kë duan” – u shpreh ai.

Por kjo deklaratë e Këlliçit është paksa kontradiktore me atë që tha para disa javësh në një takim që zhvilluan në Njësinë 9 në Tiranë, ku prezent ishte edhe kreu i PD. Në atë takim Këlliçi shprehej para banorëve se pas 11 majit Sali Berisha do jetë kryeministri i shqiptarëve.

“ju garantoj se çdo shqetësim i juaji, do të mbahet shënim dhe do të jetë pjesë e një taskforce, që bashkë me zotin Berisha, që do të jetë kryeministri i jonë, i të gjithë shqiptarëve pas datës 11..” – shprehej Këlliçi.

Se cila nga deklaratat e drejtuesit politik të PD në qarkun Tiranë është e vërtetë, mbetet për t’u parë pas 11 majit.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme