Kryesore 12 Shkurt 2025, 22:47 Nga VNA

Niveli më i lartë i mbështetjes për SPAK 11 ditë para arrestimit të Veliajt

Ndaje në Whatsapp

Matjet e para politike për zgjedhjet  e 11 majit nga Barometri Euronews Albania me 1600 qytetarë në periudhën 15-30 janar 2025, kanë pasur në fokus edhe besimin dhe vlerësimin e qytetarëve në lidhje me SPAK.

 

Këto gjetje të fundit të janarit 2025 tregojnë se besimi i shqiptarëve tek SPAK është në nivelin më të lartë që prej krijimit të këtij institucioni. SPAK vazhdon të renditet ndër tre institucionet me besueshmërinë më të lartë në Shqipëri dhe njëkohësisht institucioni shqiptar me besueshmërinë më të lartë.

Në një shkallë nga 0-10 ku 0 tregon aspak besim dhe 10 tregon besim maksimal, nga 1600 qytetarë të pyetur ballë për ballë, 42.2% e tyre kanë vlerësuar SPAK me vlerat maksimale. Nëse krahasojmë përgjigjet e qytetarëve për më shumë se 2 vjet për të njëjtën pyetje, duke përdorur të njëjtën shkallë matje nga Barometri Euronews Albania që prej Nëntorit të vitit 2022, rezulton se në fund të Janarit 2025 besueshmëria e SPAK ka arritur nivelin më të lartë krahasuar me gjashtë matjet e mëparshme.

Jo vetëm besimi tek SPAK, por edhe vlerësimi i punës së SPAK në fund të Janarit 2025 është në nivelin më të lartë, ku 60.5% e të anketuarve e vlerësojnë pozitivisht punën e SPAK deri më sot. Ndërkohë vetëm 12.7% e qytetarëve e vlerësojnë negativisht dhe 24.7% janë neutralë në përgjigje.

Nëse analizojmë politikisht profilin e qytetarëve, shumica e atyre që vlerësojnë maksimalisht punën e SPAK deri më sot, janë votues të Partisë Socialiste në vitin 2021, (82.5% e atyre që kanë votuar PS). Lidhur me votuesit e Partisë Demokratike, vlerësimin pozitiv për SPAK e kanë 43.8% e atyre që kanë votuar PD në vitin 2021.

A e mbështet qeveria apo opozita SPAK në punën e tij? Të dhënat e mbledhura në fund të Janarit 2025 tregojnë se 67.7% e të pyeturve besojnë se qeveria e mbështet SPAK në punën e tij dhe 21.9% mendojnë të kundërtën pra që nuk e mbështet. Për sa i përket mbështetjes së opozitës për punën e SPAK, 29.5% e qytetarëve mendojnë se opozita e mbështet SPAK dhe 57.9% e tyre mendojnë të kundërtën.

A mund qeveria të pengojë punën e SPAK? Të pyetur në fund të Janarit 2025 qytetarët në shumicë janë shprehur Jo (49%). Ndërkohë 38.3% e tyre mendojnë që qeveria mund të pengojë SPAK-un.

Theksojmë se këto të dhëna janë mbledhur përpara arrestimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe qëndrimeve lidhur me SPAK nga Kryeministri Edi Rama. Për të kuptuar ndikimin që këto zhvillime dhe qëndrime politike të fundit do të kenë në mbështetjen e qytetarëve ndaj SPAK në të ardhmen do të shikohen ne matjet e dyta të Barometrit Euronews Albania në muajin mars 2025./ Euronews

Video

Komentatori Kosovar Engjëll Bërbatovci është bërë viral në thuajse të gjitha mediat botërore pas reagimeve të tij të ‘çmendura’ pas golave në ndeshjen e kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë. Kombëtarja e Kosovës mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 4-3 duke siguruar finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Edhe pse në komentim ishte në ndeshjen mes Danimarkës dhe Maqedonisë së Veriut, Bërbatovci kishte lënë një ekran ku shikonte edhe rezultatin apo ndeshjen e Kosovës, duke bërë që reagimet e tij të ishin thjesht të çmendura.

Një video e dërguar në redaksinë e VNA tregon gjendjen e rrugës bregdetare në Borsh, e cila u shtrua me nxitim nga Bashkia Himarë pas paralajmërimit për protestë nga bizneset dhe banorët. Sipas tyre, rruga u mbulua vetëm me rërë bituminoze dhe investimi u shkatërrua nga shiu i parë, duke lënë sërish baltë dhe gropa në prag të sezonit turistik. Banorët paralajmërojnë kallëzim penal në SPAK, pasi dyshojnë për shkelje në tender dhe cilësinë e punimeve.

Kur të ulin nga fundi por ti mbahesh fort se ke Zegjinenë afër.

Kur të kap ngashërimi dhe del në radhë të parë që të kapë pak dhe kamera…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme