Kryesore 23 December 2024, 16:12 Nga VNA

Komiteti Qendror, dokumentet si u ndryshu statusi i Dëshmorëve të Atdheut

Ndaje në Whatsapp

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit  disa ditë më parë publikoi një dokument të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar, dërguar Këshillit të Ministrave, ku propozonin ndryshimin e përkufizimit ligjor për dëshmorët. Sipas Komitetit, numri i dëshmorëve me status ishte 5.000, kurse publikisht thuhej, thoshte komiteti, 28.000. Sipas ISKK "shqetësimi i vetëm i Komitetit ishte shtimi i numrit të dëshmorëve, jo vlerësimi i njerëzve të rënë në luftë". Këshilli i Ministrave inforrmoi Komitetin Qendror të PKSH për propozimin e Komitetit Kombëtar të Veteranëve, më 25.2.1980, me shkresën nr. prot 557, “Dërgohet relacioni për ndryshimin e përkufizimit “Dëshmor i Atdheut””. Në shkresën e qeverisë thuhet se “si Republikë janë shpallur rreth 6000 dëshmorë, kurse zyrtarisht në dokumente të ndryshme është thënë se gjatë Luftës Nacionalçlirimtaree populli shqiptar ka dhënë 28.000 dëshmorë.” Në dy dokumente të dala brenda pak muajsh jepen dy shifra të ndryshme, ndërsa shifra propagandistike, e cila është e sajuar, është e pandryshuar.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme