Kryesore 30 November 2024, 12:58 Nga VNA

Dita e Çlirimit, si u vendos data 29 Nëntor

Ndaje në Whatsapp
Dita e Çlirimit, si u vendos data 29 Nëntor

‌Në mbledhjen e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar (KANÇ), fillimisht u deklarua se Shkodra ishte çliruar më 28 Nëntor. Por përmes një vendimi të KANÇ më 5 Nëntor 1945 – pra, 11 muaj pas çlirimit – u përcaktua përfundimisht 29 Nëntori si Dita e Çlirimit

Caktimi i 29 Nëntorit si “Dita e Çlirimit” të Shqipërisë nga nazi-fashistët ishte një vendim politik që synonte të legjitimonte pushtetin e ri komunist dhe të konsolidonte përfundimisht “mitin e luftës”.

Për këtë arsye, Lufta e Dytë Botërore dhe datat 28-29 Nëntor vazhdojnë të jenë “patate të nxehta” në debatin historik dhe politik të Shqipërisë.

Mitet shërbejnë për të legjitimuar narrativa politike, të cilat shpesh dominojnë mbi të vërtetën historike. Nga ky këndvështrim, për elitat që mbajnë pushtetin, pak rëndësi ka fakti që më 28 Nëntor 1944, Enver Hoxha dhe Qeveria e tij Provizore hynë në Tiranën e çliruar, festuan për tri ditë, dhe Hoxha mbajti një fjalim, ku lavdëroi 28 Nëntorin si “dita e flamurit që u bë ditë dy herë e shenjtë, dita e çlirimit dhe e bashkimit të popullit shqiptar.”

Gjithashtu, pak kush mban mend ose di, përveç historianëve, se në mbledhjen e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar (KANÇ), fillimisht u deklarua se Shkodra ishte çliruar më 28 Nëntor. Por përmes një vendimi të KANÇ më 5 Nëntor 1945 – pra, 11 muaj pas çlirimit – u përcaktua përfundimisht 29 Nëntori si Dita e Çlirimit.

Miti i luftës, i ndërtuar gjatë 45 viteve të regjimit komunist për të legjitimuar pushtetin, ka rezultuar më i fuqishëm sesa e vërteta historike. Ky mit është ngulitur përmes një procesi indoktrinimi dhe ideologjizimi të shoqërisë shqiptare dhe, madje, vazhdon të ndikojë edhe sot si një trashëgimi e sistemit komunist. Ai është përcjellë përmes figurës së “Njeriut të Ri”, i lindur, rritur dhe edukuar me mitet e komunizmit gjatë 45 viteve të diktaturës.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme