Sociale 9 September 2025, 16:49 Nga VNA

Disa bashki kujtohen për rikonstruksione objektesh arsimore pas nisjes të sezonit shkollor

Ndaje në Whatsapp
Disa bashki kujtohen për rikonstruksione objektesh arsimore pas nisjes

Ndërkohë që mësimi ka nisur dhe nxënësit janë kthyer nëpër banka, bashkitë në disa qytete të vendit kanë hapur tenderë për rikonstruksionin e godinave arsimore, një ndërhyrje që vjen me vonesë, kur mund të ishte bërë gjatë pushimeve verore.

Në Gramsh, Bashkia ka vënë në dispozicion rreth 140 milionë lekë për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “35-vjetori i Çlirimit Gramsh” dhe ndërtimin e palestrës. Me kompaninë fituese tashmë të shpallur, nxënësit janë zhvendosur përkohësisht në një tjetër institucion, ndërsa punimet pritet të zgjasin 10 muaj.

Në Elbasan, shkolla “Dhaskal Todri” do të përfitojë një rikonstruksion të plotë të godinës ekzistuese, murit rrethues dhe ndërtimin e një shkalle emergjence. Fondi i akorduar nga Bashkia Elbasan është rreth 200 milionë lekë, ndërsa afati i përfundimit të punimeve është gushti i vitit 2026.

Në Bushat, Bashkia Vau i Dejës ka planifikuar të shpenzojë 120 milionë lekë për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare dhe asaj të mesme, përfshirë shtesën e dy kateve. Kompania e kontraktuar do të ketë 12 muaj kohë për përfundimin e punimeve.

Ndërkohë, Bashkia Tiranë ka shpallur një tender me vlerë mbi 166 milionë lekë për blerjen e orendive dhe pajisjeve të nevojshme për procesin mësimor.

Aktualisht, në vend janë gjithsej 1,363 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, një rënie e ndjeshme krahasuar me vitin 2013, kur numri i tyre ishte 1,741. Kjo do të thotë se brenda pak më shumë se një dekade, janë mbyllur 378 shkolla.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, krahas mbylljes së shkollave ka pasur edhe tkurrje të numrit të nxënësve. Në vitin 2013 kishte mesatarisht 254 nxënës për shkollë, ndërsa sot ky raport ka zbritur në 183 nxënës për shkollë.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme