Kryesore 20 November 2024, 16:10 Nga VNA

Tik Tok në Shqipëri, peticion online për mbylljen e tij

Ndaje në Whatsapp
Tik Tok në Shqipëri, peticion online për mbylljen e tij

Pas deklaratës të kreut të qeverisë Edi Rama për vendosjen e filtrave deri në bllokimin e Tik Tok-ut dhe Snapchatit në Shqipëri, ka nisur firmosja e një peticioni. Në platformën e peticioneve online "Change.org" është hapur një peticion me temë kryesore "Mbylljen e Tik Tok-ut në Shqipëri për të mbrojtur fëmijët tanë". Nismëtarët e peticionin evidentojnë si kryesore faktin që "Edukimi dhe mirëqenia fizike dhe mendore e të rinjve ndikohet negativisht nga Tik Tok-u në Shqipëri". Në vetëm pak orë ka me dhjetëra firmëtarë të kësaj nisme të cilët mesa duket morën spunto nga shqetësimi i kryeministrit Rama i cili tha sot në mbledhjen e qeverisë se " Do të nisim menjëherë një këshillim të gjerë me komunitetet e prindërve në të gjitha shkollat e vendit, për adresimin e dilemës sonë lidhur më bllokimin e plotë apo jo të Tik Tokut a Snapchatit ose të dyjave bashkë".

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme