Kryesore 2 Nëntor 2024, 10:24 Nga VNA

“Letra nga Ferri”/ Dëshmitë tronditëse të ish të burgosurve të diktaturës

Ndaje në Whatsapp

VNA publikon dëshmitë tronditëse të ish të burgosurve nëburgjet e diktaturës në Shqipëri

Për herë të parë publikohen letrat e ish të burgosurve politikë Kasem Hoxha drejtuar motrës së tij, Dilës, publikohen gjithashtu letra e Dom Simon Jubanit, gazetarit të Radio Tiranës Abdulla Sallaku dhe letra e ndjerë e Murat Bashës për familjen dhe Robert Bishqemit.  

Për herë të parë Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit hapi ekspozitën “Letra nga Ferri”. Kjo ekspozitësolli para publikut një nga periudhat më të errëta të historisë shqiptare si dhunën dhe terrorin e burgjeve politike gjatë regjimit komunist (1944-1990). Ajo shfaqi për publikun dimensionin e thellë njerëzor të përvojës së të burgosurve politikë përmes letrave dhe dokumenteve autentike qëpërfaqësojnë rezistencën e tyre shpirtërore dhe intelektuale përballë një regjimi shtypës.

Në qendër të saj ishin fjalët e të burgosurve, dëshmi tëshkruara të një qëndrese që tejkaloi torturat dhe mizoritë. Qasja audiovizuale përmes projektimit audiovizual me fotografi të burgjeve, qelive, si dhe imazhe të letrave tëshkruara të vendosur në sipëraqe të ndryshme, tinguj qëimitojnë jetën e përditshme në burgje; si trokëllimn e derës sëqelive, hapjet dhe mbylljet e zinxhirëve, hapat e rojeve dhe zhurma e përplasjeve të metaleve. Një panoramë reale për tëvizualizuar realitetin e ftohtë dhe të dhimbshëm të burgjeve komuniste.

Në vitin 1944 deri në vitin 1990, regjimi komunist i Enver Hoxhës krijoi një sistem të gjërë burgjesh dhe kampe internimi për të burgosurit politikë. Mijëra burra dhe gra u arrestuan për shkak të bindjeve të tyre politike, shprehjes sëlirë apo thjesht për lidhje famljare më të ashtëquajturit “armiq të popoullit”.

Ekspozita

Kjo ekspozitë tregoi edhe një herë kushtet e tmerrshme tëjetesës në burgje, por edhe aktin e shkrimit si një formërezistence. Ish të dënuarit për motive politike duke mos pasur rrrugëdalje nga gjyqet e sajuara, inskenimin e fajit, dënimet me dëshmitarë të rremë, e për pasojë nga torturat çnjerëzore deri ne vdekje shkruanin letra nga qelia drejtuar komandatit tëburgut, Prokurorisë, sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë, Minsitrisë së Punëve të Brendshme, kryeministrit e deri tek udhëheqësi më i lartë i vendit, Enver Hoxha mbi trajtimin qëiu bëhej në burg dhe në kampet e punës, për personat qëushtronin dhunë ekstreme, për gjendjen e birucave....

Kuratorja e kësaj ekspozite, Violeta Murati për VNA thotë seekspozita “Letra nga Ferri” kërkon të nderojë vuajtjen dhe rezistencën e atyre që u përballën me torturat e burgjeve, duke u ofruar vizitorëve një përvojë të fuqishme të ndarjes sëpërjetimeve të tyre të vërteta. Janë më mijëra letra shkruar nga të dënuarit politik, që kalojnë shifrën e 3 mijë faqeve arkivore, një koleksion të disponueshëm edhe nga ISKK.

Sipas atyre që kanë vuajtur burgjet e diktaturës letrat që iu drejtoheshin zyrtarëve të sistemit dërgoheshin me postë, me zarfe të pahapura. Ndërsa letrat që iu dërgoheshin familjarëve ishin të hapura; kontrolloheshin më parë dhe çfarë ishte e përshtatshme mund të mbërrinte në destinacion.

Për herë të parë u ekspozuan dy letra origjinale të Zef Zorbës drejtuar nënës së tij, të vëna në dispozicion nga muzeu Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës. Po kështu, letra simbol  e Kasem Hoxhës, ish i përndjekuri politikë i cili lindi në Markat të Sarandës. U arrestua në qershor 1973, për agjitacion dhe propagandë dhe më 12 gusht të atij viti, u dënua me 10 vjet burg. I kreu thuajse të gjitha në kamp-burgun e Spaçit. U lirua në nëntor 1983, duke përfituar 5 muaj ulje dënimi nga një amnisti.

Pasi doli nga burgu, verën e vitit 1985, mundi të arratisej nga Shqipëria për në Greqi dhe më pas, u vendos në SHBA.

VNA sjell për herë të parë letrën e Kasem Hoxhës drejtuar motrës së tij, Dilës.

E dashur Dada!

"Dada", kjo është fjala më e dashur në botë, pas së cilës fshihen kujtimet më të bukura të fëmijërisë dhe rinisë sime. Kjo është fjala e parë që unë kam belbëzuar kur isha foshnje. Këtë fialë ma mësuat ju e dashur motër, prandaj kam arsye ta quaj si me të dashur, si më të dhembshurën fjalë. Kur isha foshnje, ju ishit njeriu më i dashur dhe më i afert për mua, e ndoshta nuk e teproj po të them se nana ishte e huaj për mua. Jo se ajo nuk me donte, me dontë me shumë nga të gjithë, por sepse puna e mbante larg. Unë thërrisja dadanë për ndihmë në çdo kohë dhe ju nuk vononit të plotësonit tekat e mia edhe në mes të natës. Gjiri yt ishte vendi ku unë gjeja mbrojtje dhe rehati. Vetëm ty të pranoja të më ushqeje. Mbi supet e tua unë dilja shëtitje.

Unë s'pranoja të më puthte asnjë tjetër veç teje, e kur më dhimbte ose vrisja ndonjë pjesë të trupit kur rrëzohesha, unë kerkoja të ma puthje ti, përndryshe nuk shërohej.

Isha apo nuk isha pesë vjeç, kur nje natë me braktiset fshehurazi e papritur. Kjo nuk ishte dëshira jote. Ty të kishin gietur burrë dhe duhej t'i bindeshe urdhërave të prindërve. Siç e mora vesh me vonë, atë natë para se të ikje erdhe dhe më puthe në gjumë, e qave me lotë. Qave sepse lije përgjithmonë strehën ku u rrite, qave per mua që më lë aq të vogël, qave për atë vend diku larg shtëpisë tënde me njerëz të panjohur që të prisnin, qave për fatin tënd. Unë me të drejtë atë mëngjes u zemerova dhe fillova të qaj kur pashë se në dyshekun e madh ku flinim të gjithë, ti mungoje, dhe pranë meje flinte Vitua. Të kërkova por më kot. Nana mundohej të më ngushëllonte, duke më thënë: "Dadaja do të vijë prapë, mos qaj!". Kur mbas disa ditësh ti erdhe më të vërtetë, une mbeta i mahnitur dhe nuk u besoja syve. Ti kishe ndryshuar shumë.

Ndoshta këtë ndryshim ta jepnin robat e reja që kishe veshur. Unë ngurrova e nuk t'u hodha në qafë ashtu siç bëja zakonisht. Sesi me dukej, diçka kishte ndryshuar, diçka e huaj për mua, por shpejt u mësova dhe të desha njëlloj si me parë.

Të tilla kujtime më vijnë nèe mëndje sa herë që kujtoj ty Dada e dashur. Sot që po të shkruaj këtë letër, kam marrë dy letra nga ty moter. Ta dish se sa jam gëzuar motër kur mesova se operacioni që bëtë ka dalë me sukses dhe tani ndjehesh më mirë. Në letër më kishit vënë një fotografi tuajën, dalë me dy vajzat e mia Luljeten dhe Nderimen. Ato jetime ishin me fat që patën nje halle që i do.

Kur e pashë në pamje të pergiithshme, m'u rrënqeth trupi, kostumi i spitalit më zgjoi shumë kujtime të hidhura. E vështrova me vëmendje fytyrën tënde të dashur dhe më dhëmbi thellë, në to shprehej një kraharor; dhimbjet dhe vuajtet e sëmundies kishin hapur brazda të thella në fytyrën tënde dhe nië e thellë malli. Kjo më bëri të humbas përsëri në kujtimet e mia për ty motër, jo në kujtime të largëta kur unë isha fëmije, por kur unë kisha filluar të ecja me këmbet e mia në jetë dhe që e ndjeja se s'kisha nevojë për njeri. Unë u rrëzova papritur, vështrova rreth e rrotull për ndonjë që të më jepte dorën të ngrihesha, por fatkeqësisht më kishin braktisur të gjithë.

E ndjeva veten të humbur dhe pa shpresë, kur befas ndjej praninë tënde. Ti e sëmurë kishe bërë me dhjetëra kilometra në këmbë nga Ninati. Nuk tẽ pashë, por zërin ta degjova. Ishte një zë i njohur për mua që dilte përmes ngashërimeve dhe lotëve, një zë aq i dashur dhe aq i ëmbël që më bëri të harroj çdo gië. Ndejta me fotografinë në dorë një kohë të giatë, trishtimi më pushtoi çdo qelizë të trupit: ndjeva një drithërimë në brendësi të shpirtit tim e nuk e mbajta dot veten dhe nisa të qaj.

Më fal motër për dobësinë. Në letër më kërkoje të të shkruaja për shëndetin tim. Shkurt të them se jam mirë e mos u bëni merak. Kishe bërë mirë që me kishe vënë dhe zarf në letër. Letrën do ta dërgoj në fshat mbasi ti mund të dalësh nga spitali. Së fundmi iu uroj shëndet dhe i dërgoj të fala me mall Esatit, djemve dhe gjithë sa me kujtojnë!..

Përzemërsisht veëllai juaj Kasimi

Nëndor 1979.

Letra e Murat Bashës dërguar gruas dhe djalit para pushkatimit më 6 Qershor 1945. Një ditë para pushkatimit më06.06.1945  Murat Basha i shkruan djalit Akil Basha dhe gruas Sadete Basha.

Nga sa kuptohet ai tregon për gjendjen e tij në burg, duke iu thënë se mendjen e ka mirë. Nga të dhënat që arrijmë tëfëlxojmë, familja, i biri kihsin kohë pa u takuar me familjarët. “Ka muaj që nuk vini”, shkruan, “për mua mos u bëni merak”. Duket se ka bërë përpjekje për t’u liruar. I këshillon të rrinë“urtë, që të mos u ndihet zëri i gojës për keq”, dhe t’i kushtohen shkollës.  

Simon Jubani/Burrel 16 Dhjetor 1971

Letër drejtuar Komitetit Qendror

Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në Burgun e Burrelit s’parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezët nëmangall midis dhomës ku vuejnë dënimin; s’dyti zhurma qënuk pushon as ditë as natë.

Nuk pretendoj të kemi banjo ashtu sikurse thuhet se kemi; as nuk kërkoj me na çlirue prej shputave, grushtave, fyemjeve tëpërditshme, por u lutem udhëroni autoritetet e Burrelit t’na çlirojnë prej tymit që në verboi sytë dhe na mori frymën, t’na çlirojë prej zhurmave që na shkatërruen sistemin nervor, s’pakut mos të kemi zhurmë kur flejmë.

Për arsyet e nalt përmendura janë bë shumë greva uje, shumëvetë kanë dalë prej dhomave për të shkue mu shlodhë nëbirucë pa tesha në çimento për ditë dhe net, shumë protesta dhe ankesa janë drejtue deri në Tiranë, por mjerisht burgu i Burrelit vazhdon të mbetet simbol i terrorit mbrenda e jashtëatdheut.

Kaq për njoftim.

I burgosuri

Simon Jubani.

Abdulla Sallaku

Gazetar i Radio Tiranës. Bashkë me të vëllanë, Nuriun, kaloi një proces të gjatë hetimor ku ai u shpreh hapur që donte të largohej në Perëndim dhe të dëshmonte për gjendjen në Shqipëri. “Me vendimin nr. 41, datë 10.7.1965 të Gjykatës së qarkut të Tiranës dënohet për krimin e arratisjes jashtë shtetit, mbetur në tentativë dhe për agjitacion dhe propagandë me 18 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 12.1.1980 në Gjykatën e rrethit të Tiranës, për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor dënohet edhe me 10 vjet heqje lirie.” Vuajti dënimin në disa kampe.

Letrat e tij

S’kam asnjë dyshim se po hakmerren, po hakmerren si burracakë sepse unë luftoj gjer në fund për dinjitetin tim, për ato pak të drejta që na garanton ligja edhe këtu. E kjo bahet gjakftohtësinë më të madhe. Mirë, le ti fitojmë se vetë e kanëedhe arrën edhe gurin. Vetëm ta dijnë, se kur jam në të drejtën time, unë jam arrë gungë e duhet me më thye një herë e mirë.

E përsëris, nuk ju drejtohem që të më mbroni, as akuzoj tëtjerë, sepse nuk ka gja që ju të mos e dini apo merrni vesht. Por njeriu nuk duhet të heshtë kurrë, heshtja i përket skllavit.

Robert Bishqemi

Lindi më 26 dhjetor të vitit 1939, në Tiranë. Më 7 gusht 1965, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor «për krimin e tradhtisë ndaj atdheut» dhe e dënoi me 11 vjet heqje lirie. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 15 shtator 1965. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 333.

Letrat e tij

Z. Prokuror do të duheshin fletore të tëra për tua shpjeguar gjendjen e mjeruar në këtë kamp. Nuk u mjafton që na morët lirin, por plus kësaj po na merrni edhe karakteristikat e tjera; besën, nderin dhe burrnin duke na tradhtuar ma keq sëkafshët.

Vendi ku jetojmë është si një vend ferri për njerzit, pa pastërti të theksuar sepse një herë më 2-3 ditë kemi ujë me pi dhe ai që na vjen, na vjen me acid ku për shkak të kësaj jaën sëmurëshumë të burgosur nga ulcera.

Gjella është përtokë lëng specash dhe patëllxhanësh që kur vemi në punë na merren këmbët nga urija. Rruga asht 3 cerek ore në mal merremi me mend si i përballojmë 8-10-12 vagona pirit në ditë. Dhe dënimi ma i lehtë po si bane normën na lanë16 orë në punë dhe pa ngrënë e fjetur.

Mjekimet dhe pushimet bahen nëpërmjet rojës së brendshme, sa do qofsh i sëmurë dhe me temperaturë 38 gradë celcius nuk të lenë pushim.

Vizitat i bën roja i mbrendhsëm injorant përsa i përket mjekësisë, kurse doktori i kampit nuk ka asnjë të drejtë dhe aq me tepër vendosi për pushimet dhe pak pik turpi thotë mjeku që pushimet nuk i jap unë por oficeri i brendshëm.

Unë personalisht kam dalë në punë i sëmurë me temperaturë38 gradë celcius, anemik, i dobët derisa jam katandis me peshë prej 40 kg. Roja i punës i cili quhet Xhetan Cara se bashku me brigadierin e lirë, te fuginat më rrethuan në galeri dhe më rrahën në mënyrë shtazarake po thuaj gjysëm ose rresht derisa më lanë pa ndjenja, për arsye sepse nbuk plotësova numrin e duhur të vagonëve mbasi qesh i sëmurë.

Video

VIDEO/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat, rrëzohet gjatë konferencës Ministrja e Shëndetësisë në Suedi Elisabeth Lann, ka humbur ndjenjat ndërsa ishte live në një konferencë për shtyp. Pak minuta pas prezantimit të panelit, ajo ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë. Anëtarë të tjerë të pranishëm nxituan menjëherë për ta ndihmuar, ndërsa iu dha edhe ndihma e parë. Në një njoftim të dytë, u raportua se gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.

Një shpërthim i dëgjuar në Doha të Katarit në orën e fundit është një tentativë për vrasje kundër një zyrtari të Hamasit, i tha një zyrtar izraelit gazetarit të Axios, Barak Ravid. Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se disa shpërthime u dëgjuan në qytet. Tymi u pa duke u ngritur mbi distriktin Katara në kryeqytet, tha një dëshmitar okular. Kanali 12 i Izraelit raporton se shpërthimet ishin një përpjekje për vrasjen e udhëheqësve të Hamasit . “Ne sulmuam udhëheqjen e Hamasit në Katar, përfshirë Khalil al-Haya dhe Jabarin. Po presim rezultatet e sulmit”, tha një zyrtar izraelit. https://www.vna.al/bota/izraeli-on-me-rakete-ne-doha-te-katarit-udheheqesit-e-larte-te-hamasit-i14285

Policia e Shkodrës publikon pamjet e arrestimit të Ragip Gilës, autorit të dyshuar të masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur. Sikurse shihet në pamje, në momentin që u ndalua gjatë tentativës për t’u arratisur pranë lumit Kir, Gila mbante në kokë një çorape dhe në krahë një çantë të madhe. Brenda cantës ai kishte... https://www.vna.al/kronika/me-corape-ne-koke-e-cante-ne-shpine-momenti-i-arrestimit-te-ragip-giles-i14275

?? Izraeli godet qytetin e Gazës, Netanjahu u bën thirrje banorëve të largohen • Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar një operacion të ashpër tokësor në qytetin e Gazës, duke i kërkuar palestinezëve në veri të qendrës urbane të largohen menjëherë. • Hamasi ka dënuar kërcënimet e Netanjahut dhe ka quajtur shkatërrimin e pallateve të larta në Gaza, përfshirë kullën as-Salam, si “një nga imazhet më të tmerrshme të sadizmit dhe kriminalitetit”. • Spanja ka shpallur masa të gjera kundër Izraelit, përfshirë një embargo të plotë armësh. Kryeministri Pedro Sanchez tha se vendimi synon “të ndalë gjenocidin në Gaza” dhe “të mbështesë popullin palestinez”. • Lufta e Izraelit në Gaza ka lënë të vrarë të paktën 64,522 persona dhe mbi 163,096 të plagosur që nga tetori 2023. Mijëra të tjerë mendohet se ndodhen ende nën rrënoja. Në sulmet e 7 tetorit, u vranë 1,139 persona në Izrael, ndërsa rreth 200 të tjerë u morën peng.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme