Kryesore 16 Tetor 2024, 09:47 Nga VNA

10 emigrantë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti mbërritën sot/ Procedurat

Ndaje në Whatsapp
10 emigrantë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti mbërritën sot/

Një anije italiane me 16 emigrantë ka zbarkuar të mërkurën në portin e Shëngjinit në Shqipëri, duke regjistruar grupin e parë të emigrantëve që autoritetet shqiptare kanë pranuar t’i strehojnë. Në anijen Libra, të nisur nga porti i Lampeduzës, është thënë se janë 10 emigrantë nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti, të cilët janë shpëtuar në det, pas nisjes nga Libia.

Kjo marrëveshje e arritur mes dy vendeve në nëntor të vitit të kaluar - e kritikuar nga organizatat për të drejta të njeriut - parasheh që Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 migrantë në vit, dhe aplikacionet e azilit të këtyre migrantëve do të procesohen në dy qendra në Shqipëri. Marrëveshja pesëvjeçare është thënë se do t’i kushtojë Italisë 160 milionë euro në vit. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka përshkruar marrëveshjen me Shqipërinë si zgjidhje innovative për një problem afatgjatë.

“Është një rrugë e re, e guximshme, e pashembullt, por që reflekton në mënyrë perfekte shpirtin evropian, dhe i ka të gjitha parakushtet e një rruge që duhet ndjekur edhe me shtetet që nuk i takojnë BE-së”, ka thënë Meloni të martën para deputëteve italianë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se të martën se shteti i tij ka refuzuar shumë kërkesa që i janë bërë prej shteteve evropiane për të pranuar refugjatë, por e ka bërë një përjashtim për Italinë.

Ai ka thënë se Shqipëria ndjen mirënjohje që Italia ka pranuar dhjetëra mijëra shqiptarë gjatë rënies së komunizmit, më 1991, si dhe për ndihmën që ka ofruar Roma në krizën ekonomike të vitit 1997, dhe pas tërmetit të vitit 2019. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, procedurat për migrantët do të kryhen në dy qendra.

Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të migrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra larg portit, objekt i dikurshëm i aeroportit ushtarak, do të shpërbëjë për strehim të migrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil.

Qendrat do të funksionojnë sipas ligjit italian, me staf italian të sigurisë, ndërsa gjyqtarët do t’i mbajnë seancat përmes video-lidhjes nga Roma. Italia ka pranuar t’i strehojë migrantët që fitojnë azilin. Ata që nuk fitojnë azilin, do të dëbohen direkt prej Shqipërisë. Kjo marrëveshje është përkrahur nga shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen si shembull si dalje nga kornizat në zgjidhjen e problemit me migrantët në BE.

Grupet për të drejta të njeriut mendojnë ndryshe. Elisa de Pieri nga organizata ndërkombëtare, Amnesty International, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se plani është kritikuar sepse shkel të drejtat e njeriut dhe “pavarësisht sa do të tentohet që zbatimi të shkojë rrjedhshëm” do të bëhen shkelje, duke përmendur ndalimin automatik, prej momentit që dikush kapet në det, e derisa të shkojë në Shqipëri. Ajo ka thënë se është shumë zhgënjyese që Komisioni Evropian se e sheh këtë si rrugë të mirë përpara.

“Nuk është risi. Shumë shtete i kanë provuar këto mënyra të bartjes së përgjegjësisë së kujdesit për refugjatë dhe migrantë te shtetet që janë në përgjithësi më të varfra”.

Numri i migrantëve që arrijnë në Itali përmes rrugës së Mesdheut ka rënë për 61 për qind më 2024, në krahasim me një vit më parë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, deri në 15 tetor, 54.129 migrantë kanë arritur në Itali këtë vit, në krahasim me 128.947 emigrantë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./ REL

Video

?Shqipëri -Letoni Asllani shënon në 11 metërsh, kuqezinjtë kalojnë në avantazh

Anija me të cilën aktivistja Greta Thunberg po transportonte ndihma për Gaza, u godit nga një dron në ujërat tuniziane. ? Pamjet tregojnë shpërthimin dhe tymin mbi jelekët e shpëtimit. Autoritetet tuniziane mohojnë sulmin, duke thënë se zjarri mund të ketë ardhur nga një çakmak ose cigare, por pamjet e shpërndara tregojnë se ishte dron. ⚓ Anija ishte ankoruar në portin e Sidi Bou Said dhe aktivistët deklarojnë: “Këto akte frikësimi nuk do të na ndalojnë.”

VIDEO/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat, rrëzohet gjatë konferencës Ministrja e Shëndetësisë në Suedi Elisabeth Lann, ka humbur ndjenjat ndërsa ishte live në një konferencë për shtyp. Pak minuta pas prezantimit të panelit, ajo ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë. Anëtarë të tjerë të pranishëm nxituan menjëherë për ta ndihmuar, ndërsa iu dha edhe ndihma e parë. Në një njoftim të dytë, u raportua se gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.

Një shpërthim i dëgjuar në Doha të Katarit në orën e fundit është një tentativë për vrasje kundër një zyrtari të Hamasit, i tha një zyrtar izraelit gazetarit të Axios, Barak Ravid. Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se disa shpërthime u dëgjuan në qytet. Tymi u pa duke u ngritur mbi distriktin Katara në kryeqytet, tha një dëshmitar okular. Kanali 12 i Izraelit raporton se shpërthimet ishin një përpjekje për vrasjen e udhëheqësve të Hamasit . “Ne sulmuam udhëheqjen e Hamasit në Katar, përfshirë Khalil al-Haya dhe Jabarin. Po presim rezultatet e sulmit”, tha një zyrtar izraelit. https://www.vna.al/bota/izraeli-on-me-rakete-ne-doha-te-katarit-udheheqesit-e-larte-te-hamasit-i14285

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme