Kryesore 15 August 2024, 11:58 Nga VNA

A po përdoret ngjarja e Pogradecit për të “prerë” koka në drejtimin e policisë së shtetit?

Ndaje në Whatsapp
A po përdoret ngjarja e Pogradecit për të

Prej dy ditësh, kryeministri, drejtori i përgjithshëm i policisë, prokuroria, gjykata dhe media janë përfshirë në një debat të ethshëm për përgjegjësitë e ngjarjes së rëndë në Pogradec ku humbi jetën Egli Proga.

Ngjarja që dy ditët e para kaloi thuajse në heshtje prej organeve përgjegjëse u rikthye në qendër të debatit politik dhe mediatik për t’u shndërruar në “pataten e nxehtë” që gjithseci përpiqet ta largojë nga duart.

 

Kryeministri dhe drejtori i përgjithshëm i policisë nxituan të fajësojnë prokurorinë dhe median. Prokuroria policinë dhe gjykatën. Ndërsa kjo e fundit të gjithë bashkë.

I vetmi që nuk ka reaguar deri më sot është ministri i brendshëm Ervin Hoxha. Ngjarje të tilla, si ajo e Klodian Rashës e kanë çuar përgjegjësinë edhe tek ministri i brendshëm. Që në këtë rast thjesht ka heshtur publikisht ose në prapaskenë ka lëvizur fijet e padukshmë  të drejtuesve të policisë së shtetit.

 

A është ngjarja e Pogradecit kaq e vështirë për t’u zbardhur? Faktet tregojnë se me pak përpjekje gjithçka del në dritë shumë shpejt.

A është vrasja e Egli Hoxhës një krim i momentit apo pas saj fshihen dhe gjëra të tjera. Kush dhe pse hodhi në media tezën e gjobvënies?

Kujt i intereson që përgjegjësia të shkojë vetëm tek policia e shtetit dhe tek drejtuesit e saj? Dhe kush mund të jetë investuar direkt që rrokadën në policinë e shtetit pas emërimit të Ervin Hoxhës ta realizojnë duke bërë kurban Met Rrumbullakun?

Këto pyetje mbeten pa përgjigje në kushtet kur hetimet paër vrasjen janë duke u kryer këtë herë me presionin e madh të publikut dhe medias për të zbardhur të vërtetën e vrasjes  në Pogradec. Por zhvillimet ne strukturat e rendit pasi të kalojnë disa ditë do të tregojnë qartë nëse vrasja e Egli Progës ishte një ngjarje e trajtuar pa kujdes nga policia apo një kurth për të justifikuar ndryshimet në radhët e policisë së shtetit që me gjasë do të ndodhin në shtator.

Video

Pasi protestuesit thyen karriget e dialogut, Rama vendos gurë përpara Kryeministrisë. Këtë herë ka zgjedhur një ftesë më rezistente. Karriget u thyen dje dhe u hodhën drejt hyrjes së godinës nga të rinjtë që refuzojnë dialogun me të. Studentët dhe pedagogët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi automjeti që drejtonte është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar, në vendin e quajtur “Skërficë”, në aksin Kardhiq–Delvinë. Maridon Dhuli, banues në fshatin Fterrë të Bashkisë Himarë, udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen Touran” kur ka shpërthyer zjarri. Si pasojë, ai ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme