Kryesore 26 Korrik 2024, 17:04 Nga VNA

Ironia e Açkës: Disa opozitarë nga Braka e Rrapi i Treshit, tani jetojnë nepër vila, nëpër kodra

Ndaje në Whatsapp
Ironia e Açkës: Disa opozitarë nga Braka e Rrapi i Treshit,

Unë jam prej atyre njerëzve që kam qenë jashtë parlamenti, jashët politikës dhe në vitin 2021 hyra në politikë. Përveç dëshirës kam dashur edhe ta njoh nga brenda. Nga jashtë e kam kritikuar si gjënë më të keqe që ka shoqëria, megjithëse është një instrument I mirë për të ndryshuar.

Ajo që verejta kur shkela pragun këtu ishte fakti që koha kalendarike jashtë dhe koha kalendarike këtu brenda nuk përputhen fare. Sepse atje jashtë njerëzit kanë endrra publike, kur vijnë këtu brenda kanë ethe personale. Dhe këtu është baza e këtij konflikti, që po diskutojmë sot në këtë parlment me Kodin Zgjedhor.

Ne sot po dalim kundër sensit në fakt për të cilën  jemi betuar në Kushtetutë, për te menduar për ëndrrën publike jashtë dhe jo për këtë ethen personale këtu brenda. Por ju e keni të sigurt sepse do të merrni edhe votat e opozitarëve, jo të gjithëve, sigurisht. Unë po e them votën kundër. Shumë opozitarë dëgjova këtu, e shanë kodin tuaj sot. Në fakt ata opozitarë që e shanë kodin këtu janë të regjistruar të gjitha do ta votojnë këtë kod.

E dini pse?!

Sepse disa opozitarë këtu janë pasuruar në opozitë, duke qenë opozitë janë pasuruar, kanë ndërruar adresat nga Braka ku jetojnë, nga Medreseja, apo nga Rrapi I Treshit, kanë ndërruar, tani jetojnë nepër vila, nëpër kodra. Po, po, opozitarë.

Disa opozitarë kanë fuqi më shumë se disa ministra tuaj. Sepse disa opozitarë këtu kanë marrë leje ndërtimi, kanë marrë resorte, e përkedhelen prej jush. Sepse disa opozitarë nuk janë më opozitarë.

Ndërhyn Spaho: Thoni emra?

Açka: Ajo quhet opozita teknike.

Do ta votojnë sepse kanë frikë. Frika korrupton, frika se humb pushtetin. Ka pushtete në qeveri. Ka dhe pushtet në opozitë.

Ju e sabotuat reformën zgjedhore, sot sillni arrnime, qe vetëm rregullon dhe vetëm sanksionon dhe nuk u shërben qytetarëve. Ne kishim një komision të posaçëm për reformën zgjedhore dhe ju e sabotuat dhe nuk shkuat me asnjë draft, që të kishin mundësi të diskutohej dhe për arritej në një konkluzion për një kod të pranuar për të gjithë bashkë.

Jo vetëm e sabotuat bashkë me opozitën, e cila nuk mori pjesë ose mori pjesë duke hedhur gurë edhe sepse kishte të drejtën e vet, duhet të ishte të thoshte fjalën.

Ju kaluar nga një komision parlament ligjor I rëndësishëm për reformën zgjedhore, as në një komision nuk ndërtuar, ndërtuar një skutë dhe në bodrumet e parlamentit bëtë nëj marrëveshje nga janari e këtij. Bëtë çfarë bëtë me amnistinë penale, e tjetër e sot më këtë kod.

Fshiheni pas diasporës, në fakt për të kaluar mandatin e katërt tuaj, të cilin e keni siguruar, pas votimit të këtij kodi. Unë jam pjesë e diasporës. Doja të isha pjesë e votës së diasporës. 51% e komnbit janë jashtë. Kodi një maskë. Pas kësaj po fshihet mandate i katërt i Edi Ramës, me 10 mandate paradhenie dhe të tjera të sigurta. Nëse partitë vendosin 100 mandate te sigurta dhe 40 shqiptarët. Mos shpenzoni per te cuar shqiptaret ne kutite e votimit. Vazhdoni të mbretëroni bashkë me ate pushtet qe ka opozita. 18 mijë shqiptarë do të votojnë. Kjo nuk ka lidhje me të drejtën e diasporës për të votuar.

Sot në fakt ju po sanksiononi atë që nisët në 2008. Sot kjo është vetëm një rundiment. Sot po I bëni miniminim më të tmerrshëm demokrcisë.

Ky kod I arnuar. Jo një reformë totale zgjedhore. Duhet të bëjmë një reform, një kode zgjedhor I sanskionuar dhevotuar, mbase edhe me pjesëmarrje në kod zgjedhor. Me kete kod total të sanksionojmë.

Ky është Kodi I turpit. Kjo opozitë, sot po I jep atij mandatin e katërt. Edhe opozita, bashkë me ju, të shkojë bashkë dhe ti përulet kësaj këse, dhe të çirret nepër ekrane se po mendon për shqiptartët. Nuk kam asnjë keqardhje që e do të votoni kundër meje. Por mos harroni. Ju jepni një shembull atyre që duan të hyjnë ne poliitkë, që ky Parlament  nuk është shtëpi për shqiptarët. Ky parlament është strofulla e njerëzve që mendojnë për përfitimet e tyre. Populli ju dënoftë, ky kod I turpshëm që po votoni sot.

Video

?Shqipëri -Letoni Asllani shënon në 11 metërsh, kuqezinjtë kalojnë në avantazh

Anija me të cilën aktivistja Greta Thunberg po transportonte ndihma për Gaza, u godit nga një dron në ujërat tuniziane. ? Pamjet tregojnë shpërthimin dhe tymin mbi jelekët e shpëtimit. Autoritetet tuniziane mohojnë sulmin, duke thënë se zjarri mund të ketë ardhur nga një çakmak ose cigare, por pamjet e shpërndara tregojnë se ishte dron. ⚓ Anija ishte ankoruar në portin e Sidi Bou Said dhe aktivistët deklarojnë: “Këto akte frikësimi nuk do të na ndalojnë.”

VIDEO/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat, rrëzohet gjatë konferencës Ministrja e Shëndetësisë në Suedi Elisabeth Lann, ka humbur ndjenjat ndërsa ishte live në një konferencë për shtyp. Pak minuta pas prezantimit të panelit, ajo ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë. Anëtarë të tjerë të pranishëm nxituan menjëherë për ta ndihmuar, ndërsa iu dha edhe ndihma e parë. Në një njoftim të dytë, u raportua se gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.

Një shpërthim i dëgjuar në Doha të Katarit në orën e fundit është një tentativë për vrasje kundër një zyrtari të Hamasit, i tha një zyrtar izraelit gazetarit të Axios, Barak Ravid. Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se disa shpërthime u dëgjuan në qytet. Tymi u pa duke u ngritur mbi distriktin Katara në kryeqytet, tha një dëshmitar okular. Kanali 12 i Izraelit raporton se shpërthimet ishin një përpjekje për vrasjen e udhëheqësve të Hamasit . “Ne sulmuam udhëheqjen e Hamasit në Katar, përfshirë Khalil al-Haya dhe Jabarin. Po presim rezultatet e sulmit”, tha një zyrtar izraelit. https://www.vna.al/bota/izraeli-on-me-rakete-ne-doha-te-katarit-udheheqesit-e-larte-te-hamasit-i14285

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme