Kryesore 30 April 2024, 09:37 Nga VNA

Vec Allajbeut, PS dhe Rithemelimi shumë pranë amnistimit të Vilma Nushit dhe Beqjes për koncensionet në shëndetësi.

Ndaje në Whatsapp
Vec Allajbeut, PS dhe Rithemelimi shumë pranë amnistimit të Vilma

Kur është përmbushur thuajse gjysma e kohës për funksionimin e komisionit hetimor të koncensioneve në shëndetësi, ende nuk asnjë rezultaf konkret. Madje duket shumë e largët dita kur do të thirren për të dëshmuar dhe personat për të cilët palët kanë rënë dakord. Tashmë duket qartë që as Rithemelimi dhe as PS nuk kanë ndërmend ta konsiderojnë seriozisht komisionin hetimor. Për të disatën herë, mosmarrveshjet banale për orën apo detaje të parëndësishme administrative kanë shtyrë zhvillimin normal të mbledhjes. Kjo ka ndodhur dhe sot ku me anë të një njoftimi, deputetët e PS në komisionin hetimor shprehen se ‘opozita duhet të heqë dorë nga hetimi partiak dhe t’i kthehet hetimit parlamentar ashtu siç e kërkon ligji’.

Ndër të tjera mazhoranca thotë në deklaratë se do të vijojnë me hetimet dhe të respektojnë kalendarin e Planit Hetimor, të cilin e miratuan me votat e tyre në mbledhjen e shkuar, pa konsensus. Mbledhja e sotme ishte parashikuar të thirrej në orën 13.00 por me gjasë nuk do të zhvillohet. Pas “amnistisë” që PS dhe deputetët e Berishës në komision i benë dy koncensioneve të Klodian Allajbeut duke mos i përfshirë në objektin e hetimit, duket se të njëjtin fat do kenë dhe koncensionet e check up-it dhe ai i sterilizimit. Fillimisht palët ranë dakort që bashkë me këto dy koncensione të hetohen dhe koncensioni i dializës dhe ai i pajisjeve laboratorike. Të dyja në pronësi të të njëjtit person që zotëron dhe kuotat maksimale në Spitalin Amerikan. Por ato u përjashtuan nga objekti hetimit duke e cunguar punën e komisionit hetimor i cili gjithsesi pas gati gjysmës së afatit kohor te kaluar nuk ka asnë rezultat.

Lexo gjithashtu

Video

Pasi protestuesit thyen karriget e dialogut, Rama vendos gurë përpara Kryeministrisë. Këtë herë ka zgjedhur një ftesë më rezistente. Karriget u thyen dje dhe u hodhën drejt hyrjes së godinës nga të rinjtë që refuzojnë dialogun me të. Studentët dhe pedagogët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi automjeti që drejtonte është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar, në vendin e quajtur “Skërficë”, në aksin Kardhiq–Delvinë. Maridon Dhuli, banues në fshatin Fterrë të Bashkisë Himarë, udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen Touran” kur ka shpërthyer zjarri. Si pasojë, ai ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme