Kryesore 10 October 2024, 19:21 Nga VNA

“Ky dervish të mos ketë asgjë”, VNA zbulon shkresën e Enver Hoxhës ku urdhëron përndjekjen e ish kryegjyshit bektashi

Ndaje në Whatsapp

Ish-Kryegjyshi Baba Ahmed Ahmetaj përshkruante situatën e tij të mjerueshme në vitin 1958, pas përzënies nga teqeja, ku një grup të rinjsh dhe anëtarësh të organizatës së kooperativës e dëbuan. Ahmataj shprehte dëshirën për të shërbyer si dervish dhe për të jetuar në ndonjë teqe ose kryegjyshatë në Tiranë, në vend që të rrinte në shtëpi i strehuar tek i vëllai në Tiranë.

Kjo letër tregon jo vetëm fatin tragjik të një njeriu, por gjithashtu përshkruan atmosferën e frikës dhe dhunës që mbizotëronte në Shqipërinë komuniste.

Mbi këtë shkresë informimi, vetë Enver Hoxha ka bërë një shënim, ku urdhëron përndjekjen e ish kryegjyshit bektashi dhe sekuestrimin e pasurisë së tij. Ai shënon me dorë:

“Çdo gjë të bëhet pronë e kooperativës menjëherë. Ky dervish të mos ketë asgjë. E njoh këtë të poshtër. Ka qenë dhe kryegjysh. Të mos lejohet të qëndrojë në Tiranë. Të dergohet në ndonjë vend të thellë. Asnjë përgjigje të mos i kthehet!”

Video

Pasi protestuesit thyen karriget e dialogut, Rama vendos gurë përpara Kryeministrisë. Këtë herë ka zgjedhur një ftesë më rezistente. Karriget u thyen dje dhe u hodhën drejt hyrjes së godinës nga të rinjtë që refuzojnë dialogun me të. Studentët dhe pedagogët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi automjeti që drejtonte është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar, në vendin e quajtur “Skërficë”, në aksin Kardhiq–Delvinë. Maridon Dhuli, banues në fshatin Fterrë të Bashkisë Himarë, udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen Touran” kur ka shpërthyer zjarri. Si pasojë, ai ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme