Kryesore 9 October 2024, 10:04 Nga VNA

Letra Sekrete e Enver Hoxhës për Gjin Markun dhe roli i jugosllavëve në ushtrinë Partizane

Ndaje në Whatsapp

Me 15 shtator 1944, dy ditë pas çlirimit të Beratit nga brigada e ushtrisë partizane nën drejtimin e gjeneralit Gjin Marku, Enver Hoxha, si Komandant i Shtabit të Ushtrisë, i dërgon dorazi një letër Gjin Markut përmes të dërguarit ushtarak në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, Vojo Todoroviçit.

Në letër, Hoxha i kërkonte gjeneralit që partizanët të përmbaheshin nga shprehja publike e vlerësimit dhe adhurimit për majorin jugosllav. Që prej përfundimit të luftës, Enver Hoxha filloi të tregonte kujdes për të mos nxjerrë në pah ndikimin e jashtëzakonshëm të jugosllavëve në Shtabin e Ushtrisë. Megjithatë, në biseda private, partizanët shqiptarë ishin të lirë të shprehnin dashurinë për jugosllavët. Gjithçka duhej të mbetej e rezervuar për popullin, në mënyrë që të mos dukej hapur dashuria dhe varësia e komandantit të shtabit nga jugosllavët.

Kjo dashuri ishte aq e verbër, sa Enver Hoxha ia dorëzoi letrën për gjeneralin shqiptar Gjin Marku pikërisht majorit jugosllav.

 

Video

Pasi protestuesit thyen karriget e dialogut, Rama vendos gurë përpara Kryeministrisë. Këtë herë ka zgjedhur një ftesë më rezistente. Karriget u thyen dje dhe u hodhën drejt hyrjes së godinës nga të rinjtë që refuzojnë dialogun me të. Studentët dhe pedagogët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi automjeti që drejtonte është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar, në vendin e quajtur “Skërficë”, në aksin Kardhiq–Delvinë. Maridon Dhuli, banues në fshatin Fterrë të Bashkisë Himarë, udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen Touran” kur ka shpërthyer zjarri. Si pasojë, ai ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme