Sociale 29 Mars 2026, 07:49 Nga VNA

Ndryshimi i stilit dhe ritmit të jetës, rritet kërkesa për ushqime të gatshme

Ndaje në Whatsapp
Ndryshimi i stilit dhe ritmit të jetës, rritet kërkesa për

Në një botë ku koha është kthyer në luks, ushqimi është ndër gjërat e para që i është përshtatur këtij realiteti. Në qytetet e mëdha, nga Nju Jorku te Londra, raftet me ushqime të gatshme dhe “ready-to-eat” janë bërë pjesë e përditshme e konsumit, ndërsa zinxhirët e supermarketeve dhe kompanitë ushqimore kanë ndërtuar një industri të tërë mbi nevojën për shpejtësi dhe praktikë.

Stili i jetës, oraret e gjata të punës dhe urbanizimi kanë shtyrë konsumatorët drejt zgjidhjeve të gatshme, duke e kthyer ushqimin nga një proces në një produkt.

Kjo tendencë, që prej vitesh dominon tregjet e zhvilluara, po depërton gradualisht edhe në Shqipëri. Edhe pse amvisat shqiptare vijojnë në pjesën më të madhe të gatuajnë vetë, ritmi i jetës në qytetet e mëdha po ndryshon zakonet e konsumit. Një ndikim të fortë ka dhënë edhe turizmi, me rritjen e numrit të vizitorëve që kërkojnë produkte të shpejta dhe të gatshme për konsum, duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi ofertën e tregut vendas.

Duke iu referuar të dhënave të mëparshme të rrjetit të supermarketeve “Big Market”, është konstatuar një orientim në rritje drejt produkteve të gatshme dhe të paketuara, i lidhur ngushtë me shtimin e konsumit në ambientet e punës dhe me një stil jetese më dinamik. Ky zhvillim është shoqëruar me rritje të xhiros dhe të numrit të artikujve të shitur, veçanërisht në pikat qendrore, duke reflektuar një konsum të qëndrueshëm nga klientët rezidentë.

Në vijim të kësaj tendence, Klaudja Karabolli, drejtoreshë marketingu, thekson se kërkesa për produkte të paketuara dhe gjysmë të gatshme ka vijuar të rritet, veçanërisht në zonat urbane. Sipas saj, ritmi i përshpejtuar i jetesës ka ndikuar drejtpërdrejt në preferencën e konsumatorëve për produkte praktike, me kohë të shkurtër përgatitjeje.

Ky ndryshim nuk lidhet vetëm me komoditetin. Ai reflekton edhe transformimin e mënyrës së punës dhe të organizimit të ditës, ku vakti i drekës gjithnjë e më shpesh konsumohet jashtë shtëpisë ose në ambiente pune, duke rritur kërkesën për produkte të gatshme dhe lehtësisht të konsumueshme. Në të njëjtën kohë, zgjerimi i ofertës në supermarketet kryesore po krijon një cikël të ri konsumi, ku kërkesa dhe oferta ushqejnë njëra-tjetrën.

Sa i përket zgjerimit të ofertës, zonja Karabolli thotë se aktualisht “Big Market” ndodhet në fazë studimi për një pilotim të mundshëm të produkteve të gatuara në disa pika të përzgjedhura. Ky vendim do të bazohet në analiza të detajuara të kërkesës dhe në vlerësimin e qëndrueshmërisë financiare të këtij segmenti.

Nëse deri dje ushqimi i gatuar në shtëpi ishte norma, sot tregu po lëviz gradualisht drejt një modeli më fleksibël. Dhe ndonëse Shqipëria mbetet ende një treg me traditë të fortë gatimi në familje, sinjalet tregojnë se edhe këtu, ushqimi po bëhet gjithnjë e më shumë një çështje kohe sesa vetëm shijeje./Monitor

Video

Komentatori Kosovar Engjëll Bërbatovci është bërë viral në thuajse të gjitha mediat botërore pas reagimeve të tij të ‘çmendura’ pas golave në ndeshjen e kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë. Kombëtarja e Kosovës mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 4-3 duke siguruar finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Edhe pse në komentim ishte në ndeshjen mes Danimarkës dhe Maqedonisë së Veriut, Bërbatovci kishte lënë një ekran ku shikonte edhe rezultatin apo ndeshjen e Kosovës, duke bërë që reagimet e tij të ishin thjesht të çmendura.

Një video e dërguar në redaksinë e VNA tregon gjendjen e rrugës bregdetare në Borsh, e cila u shtrua me nxitim nga Bashkia Himarë pas paralajmërimit për protestë nga bizneset dhe banorët. Sipas tyre, rruga u mbulua vetëm me rërë bituminoze dhe investimi u shkatërrua nga shiu i parë, duke lënë sërish baltë dhe gropa në prag të sezonit turistik. Banorët paralajmërojnë kallëzim penal në SPAK, pasi dyshojnë për shkelje në tender dhe cilësinë e punimeve.

Kur të ulin nga fundi por ti mbahesh fort se ke Zegjinenë afër.

Kur të kap ngashërimi dhe del në radhë të parë që të kapë pak dhe kamera…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme