Kryesore 21 Tetor 2024, 09:07 Nga VNA

Bujar Gogunja, Portieri Legjendar i Labinotit, më 1986 goditet nga regjimi komunist

Ndaje në Whatsapp

Bujar Gogunja, një nga emrat legjendar të futbollit shqiptar, u bë simbol i suksesit të Labinotit të Elbasanit në kampionatin e vitit 1984. Me një rekord të jashtëzakonshëm prej 1037 minutash pa pësuar gol në 11 ndeshje, ai u shndërrua në idhullin e qytetit të tij. Por, dy vjet më vonë, portieri legjendar u përjashtua padrejtësisht nga skuadra, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga tifozët e Elbasanit dhe duke nxjerrë në pah fuqinë represive të diktaturës komuniste, as dy vjet nga vdekja e diktatorit, Enver Hoxha dhe që nuk kursente as yjet e sportit.

Sezoni 1983-1984 ishte një nga më të shkëlqyerit në historinë e futbollit të Labinotit. Me Gogunjën në portë, skuadra elbasanase u shpall kampione e Shqipërisë, duke mposhtur rivalët më të fortë si Partizani, 17 Nëntori, Dinamo dhe Lokomotiva. Me elasticitetin e tij të jashtëzakonshëm dhe aftësinë për të drejtuar mbrojtjen, Gogunja u bë një figurë e dashur për tifozët dhe një simbol krenarie për qytetin. Gjithë Shqipëria fliste për “zero-n” e Labinotit në tabelën e rezultateve, një simbol i fuqisë së mbrojtjes dhe portierit të saj. Gogunja, me vetëm 177 cm gjatësi, por me një zemër të madhe në fushën e lojës, u bë hero i qytetit të tij.

Rekordi i tij prej 1037 minutash pa pësuar gol, një arritje e rrallë edhe në nivele ndërkombëtare, ishte një moment historik për futbollin shqiptar. Tifozët e Elbasanit e adhuronin, dhe emri i tij u ngul në memorien kolektive të qytetit. Por, në një vend ku diktatura sundonte çdo aspekt të jetës, as suksesi sportiv nuk mund ta mbronte Gogunjën nga goditja e sistemit.

Në vitin 1986, vetëm dy vjet pas triumfit të Labinotit, Gogunja u përjashtua nga skuadra. Arsyeja e këtij përjashtimi nuk kishte asgjë të bënte me performancën e tij në fushë. Vëllai i tij kishte kryer një krim familjar dhe regjimi komunist, duke ndjekur politikën e ndëshkimit kolektiv, vendosi që edhe Gogunja të vuante pasojat, pavarësisht kontributit të tij të jashtëzanonshëm sportiv. Kjo ishte një goditje e rëndë për qytetin dhe për tifozët e tij të zjarrtë.

Reagimi i qytetatëve të Elbasanit ishte i menjëhershëm dhe i fuqishëm. Tifozët, të indinjuar nga kjo padrejtësi, protestuan, dhe bënë kërkesa të drejtpërdrejta për rikthimin e Gogunjës në skuadër. Ata shkruan letra ankesash dhe madje u hodhën në veprim me fleterrufe, një formë denoncimi e përdorur shpesh në atë kohë, për të dënuar përjashtimin e idhullit të tyre nga ekipi.

Fleterrufetë që u shpërndanë në Elbasan ishin dëshmi e dashurisë dhe mbështetjes që Gogunja kishte nga sportdashësit e qytetit. Ato denonconin vendimin e padrejtë dhe kërkonin që ai të rikthehej në portën e Labinotit, ku i përkiste. Në një periudhë ku liria e shprehjes ishte e kufizuar, këto fleterrufe ishin një akt i guximshëm rebelimi kundër padrejtësive të regjimit.

Por pavarësisht protestave dhe mbështetjes së madhe nga tifozët, regjimi nuk u step. Bujar Gogunja iu drejtua Komitetit Ekzekutiv dhe Partisë në Elbasan, duke kërkuar rikthimin e tij në ekip, por përpjekjet e tij ranë në vesh të shurdhër.

Porosia e Manush Myftiut dhe Ndikimi i Partisë

Çështja e përjashtimit të Gogunjës arriti deri te Manush Myftiu, zv/kryeministri i asaj kohe, i cili u detyrua të japë një përgjigje për këtë situatë. Në një letër më 27 janar 1986 drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, Myftiu theksonte se vendimi për përjashtimin e Gogunjës ishte i drejtë dhe në përputhje me “opinionin e popullit.” Ai përmendte se nuk duhej të merreshin parasysh opinionet e disa tifozëve, të cilët “nuk gjykonin siç duhet,” duke mbështetur kështu vendimin e Komitetit të Elbasanit dhe Organizatës së Partisë së Uzinës Mekanike të Metalurgjikut, ku Gogunja punonte.

Manush Myftiu urdhëroi që Gogunja të mos përballej me keqtrajtim në vendin e punës, por as rikthimi i tij në skuadër nuk u pranua. Për regjimin, dënimi i Gogunjës ishte një shembull i ndjekjes së politikës së përgjegjësisë kolektive, një praktikë e zakonshme në kohën e diktaturës komuniste.

Regjimi komunist shqiptar vijonte të mos cedonte në natyrën represive të tij dhe që, nuk ndalte së ndëshkuari edhe ata që ishin heronj për qytetarët. Regjimi nuk lejonte asnjë devijim nga kontrolli i tij i hekurt. Bujar Gogunja u përjashtu nga Labinoti, pavarësisht rekordit të tij të jashtëzakonshëm, dhe reagimi i popullit me fletërrufetë dhe protestat.

Megjithatë, Gogunja mbetet një figurë e paharruar në historinë e futbollit shqiptar dhe një simbol i padrejtësisë që preku jetët e shumë individëve gjatë viteve të diktaturës. Arritjet sportive të Bujar Gogunjës me rekordin e tij prej 1037 minutash pa pësuar gol janë një unike në futbollin shqiptar, dhe ai mbetet një figurë e dashur për tifozët elbasanas. Pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar, Gogunja u rikthye në futboll si trajner portierësh, duke ndihmuar Labinotin të fitojë një tjetër titull kampion në sezonin 2005-2006.

Ai ishte një kampion i pamposhtur në fushën e lojës, por i nëpërkëmbur nga një regjim që nuk lejonte as triumfet më të mëdha të shpëtonin nga shtypja e tij.

Video

Komentatori Kosovar Engjëll Bërbatovci është bërë viral në thuajse të gjitha mediat botërore pas reagimeve të tij të ‘çmendura’ pas golave në ndeshjen e kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë. Kombëtarja e Kosovës mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 4-3 duke siguruar finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Edhe pse në komentim ishte në ndeshjen mes Danimarkës dhe Maqedonisë së Veriut, Bërbatovci kishte lënë një ekran ku shikonte edhe rezultatin apo ndeshjen e Kosovës, duke bërë që reagimet e tij të ishin thjesht të çmendura.

Një video e dërguar në redaksinë e VNA tregon gjendjen e rrugës bregdetare në Borsh, e cila u shtrua me nxitim nga Bashkia Himarë pas paralajmërimit për protestë nga bizneset dhe banorët. Sipas tyre, rruga u mbulua vetëm me rërë bituminoze dhe investimi u shkatërrua nga shiu i parë, duke lënë sërish baltë dhe gropa në prag të sezonit turistik. Banorët paralajmërojnë kallëzim penal në SPAK, pasi dyshojnë për shkelje në tender dhe cilësinë e punimeve.

Kur të ulin nga fundi por ti mbahesh fort se ke Zegjinenë afër.

Kur të kap ngashërimi dhe del në radhë të parë që të kapë pak dhe kamera…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme