Kryesore 16 October 2024, 18:00 Nga VNA

“Skandali i botox-it kontrabandë: Dyshime mbi cilësinë e produkteve në klinikat estetike në Shqipëri”

Ndaje në Whatsapp
“Skandali i botox-it kontrabandë: Dyshime mbi cilësinë e

Skerdi Faria është një figurë e njohur për publikun, jo aq shumë si mjek, por më shumë si personazh publik, i cili prej vitesh promovon shërbimet estetike të klinikës së tij. Kohët e fundit, klinika e tij, si shumë të tjera në Shqipëri, po përfiton nga lulëzimi i turizmit shëndetësor. Pa dashur të analizojmë profesionalizmin e tij si mjek, një aksion i Policisë së Tiranës ka sekuestruar një sasi rekord botoksi (produkt që përdoret gjerësisht për ndërhyrje estetike), ndër të tjera, edhe në klinikën e drejtuar prej vitesh nga Skerdi Faria.

Kjo sasi është konsideruar si mall kontrabandë me origjinë nga Koreja. Nuk mund të jemi të sigurt për cilësinë e botoksit të përdorur nga Faria dhe shumë të tjerë më pak të njohur. Megjithatë, fakti që ky produkt qarkullon si mall kontrabandë ngre pikëpyetje serioze mbi cilësinë e tij. Në Shqipëri ka dyshime të mëdha për cilësinë e ushqimeve dhe medikamenteve mjekësore. Shtimi i botoksit në këtë panoramë pasigurie nuk e përmirëson situatën, por vetëm rrit mosbesimin në cilësinë e mallrave që shpesh qarkullojnë pa certifikata sigurie apo si kontrabandë. Ky zhvillim cenon gjithashtu një nga segmentet e turizmit që kontribuon në ekonomi, atë shëndetësor.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme