Kryesore 21 December 2024, 23:48 Nga VNA

Vendimi i Edi Ramës, reagojnë përfaqësuesit e Tik Tok

Ndaje në Whatsapp
Vendimi i Edi Ramës, reagojnë përfaqësuesit e Tik Tok

Kompania e rrjetit social, Tik-Tok ka reaguar për vendimin e kryeministrit Edi Rama për të ndaluar këtë platformë në Shqipëri, duke filluar që nga viti i ardhshëm, pas sherrit mes adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli”, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani. Në një përgjigje ndaj Associated Press, kompania e Tik-Tok tha se donte “sqarime urgjente nga qeveria shqiptare për rastin e adoleshentit të vrarë me thikë”. Sipas AP, kompania tha se “nuk kishte gjetur ndonjë provë që autori ose viktima të kishte llogari TikTok dhe raportimet e shumta në fakt kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident ishin postuar në një platformë tjetër, jo në TikTok”. Vendimi i Edi Ramës erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit. Mbyllja e Tik Tok-ut pritet të shoqërohet nga vendosja e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla të reja mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, me dyfishimin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe me koordinim më të fortë mes tyre dhe policisë së shtetit.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme