Kryesore 18 December 2024, 15:32 Nga VNA

ISKK publikon dokumentin e rrallë mbi numrin e dëshmorëve në vend

Ndaje në Whatsapp

Instituti i Studimeve për Krimet e Komunizmit ka publikuar një dokument të rrallë që vërteton numrin e dëshmorëve të rënë. Sipas ISKK ekziston një dokument që tregon se më 1979 e kishin statusin e dëshmorit 5000 vetë, ndërsa publikisht thuhej se janë 28.000. Statusi Kohët e fundit është diskutuar gjerësisht çështja e numrit të dëshmorëve të shpallur nga regjimi komunist. Për të hedhur dritë mbi këtë çështje shumë të diskutuar, ISKK boton një dokument që tregon se më 1979 e kishin statusin e dëshmorit 5000 vetë, ndërsa publikisht thuhej, thuhet në dokument, se janë 28.000 dëshmorë. Dokumenti nr. prot. 103, datë 5.3.1979, “Propozohet zgjerimi i përkufizimit dëshmor të Luftës Nacionalçlirimtare”, është hartuar nga Komiteti Kombëtar i Veteranëve dhe Luftës së Popullit Shqiptar dhe i drejtohet Kryesisë së Këshillit të Ministrave. Dokumenti mban firmën e presidentit të Komitetit, Ndreçi Plasari. Ky dokument, dhe të tjera që do të publikojmë, dëshmojnë sesi regjimi komunist manipulonte me vetëdije lidhur me numrin e të rënëve në luftë.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme