Kryesore 7 December 2024, 14:40 Nga VNA

Veliaj hap komentet, aktivizon patronazhistët por fshin kundërshtarët

Ndaje në Whatsapp
Veliaj hap komentet, aktivizon patronazhistët por fshin

Një ditë më parë kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj  mbylli mundësinë e komentimit të statuseve të tij në rrjetin social "Facebook". Teksa Veliaj ndodhej në Hamburg, Gjermani, në Tiranë, BKH dhe SPAK po kryenin disa aksione kundrejt tij dhe familjarëve të tij. Rastësi apo jo, mbyllja e komenteve teksa ndodhin këtë aksione në Tiranë, mbetet për t'u sqaruar në vijim. Por sot, Erion Veliaj ka hapur mundësinë për të komentuar tek publikimet e tij në rrjetet sociale tek. Konkretisht tek postimi në "Facebook", "FOTOALBUMI I pritjes së kryetarit të Bashkisë së Stambollit, mikun tim, Ekrem Imamoglu, dhe një delegacion kryebashkiakësh nga Turqia, në nisje të një dite takimesh me qyteteve anëtare të rrjetit të B40. ??❤??", janë me dhjetëra komente, shumica pozitive. Nga një vëzhgim i VNA ka edhe disa komentues që i kujtojnë Veliaj që edhe për pak mund të vijojë show-un e tij, duke e lidhur këtë me aksionin e organeve të hetimit. Por këtë komente, janë fshirë shumë shpejt, duke lënë për publikun vetëm komente pozitive. Ne po i publikojmë komentet. Por për etikë dhe për të ruajtur privatësinë e komentuesve, identiteti i tyre do fshihet.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme