Kryesore 8 Mars 2025, 13:33 Nga VNA

Arben Rakipi ankohet se e kanë kërcënuar në TV, injoron institucionet e drejtësisë.

Ndaje në Whatsapp
Arben Rakipi ankohet se e kanë kërcënuar në TV, injoron

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, deklaroi dje në një emision televiziv se po i bëhet shantazh për shkak të funksionit të tij. Rakipi pretendoi se këto shantazhe vijnë nga pesë magjistratë të përjashtuar, të cilët, sipas tij, u larguan nga shkolla për shkak se u kapën duke kopjuar gjatë provimit.

“Janë përjashtuar 5 studentë sepse kanë kopjuar gjatë provimit. Kjo ka qenë një ngjarje e pazakontë në shkollën tonë, dhe përjashtimi i tyre ka ardhur si rezultat i shkeljes së Kodit Etik dhe Integritetit, tek i cili ne besojmë që magjistrati duhet të ketë. Shkelja e rëndë ka reflektuar pikërisht atë dobësi që sapo thashë – lehtësinë me të cilën trajtohet ligji, duke mos dhënë shpresë që gjyqtari i ardhshëm të ketë këtë lloj dinjiteti,” tha Rakipi.

Gjithashtu, ai denoncoi atë që e quajti “baltosje” dhe “shantazh”, duke pretenduar se kjo është një përpjekje për ta larguar nga detyra.

“Baltosja, e cila ka histori të gjatë dhe që lidhet pikërisht me luftën e të keqes kundër të mirës, vazhdon. Dhe unë, baltosjen, përveçse shantazh për t’u larguar nga punët, nuk e quaj ndryshe. Pra, doja të thoja që influenca vjen për këto arsye, jo sepse unë jam drejtor i Shkollës së Magjistraturës, jo pse jam ish-Prokuror i Përgjithshëm i këtij vendi, jo pse jam avokat,” tha ai.

Megjithatë, Rakipi nuk sqaroi në asnjë moment nëse i është drejtuar institucioneve për të denoncuar këto shantazhe. Ky fakt hedh pikëpyetje mbi besimin e tij në institucionet e drejtësisë, duke qenë se zgjedh t’i bëjë publike këto pretendime përmes mediave dhe jo përmes kanaleve ligjore.

Gjatë intervistës, Rakipi nuk dha asnjë shpjegim për skandalin e vitit të kaluar në Shkollën e Magjistraturës, ku fituesit e provimit u eliminuan me metoda të dyshimta dhe u zgjodhën emra të lidhur me pushtetin dhe interesa të tjera. A është kjo ngjarje e lidhur me pretendimet e tij për shantazh? Këtë pyetje mund ta sqarojnë vetëm organet e drejtësisë, me të cilat duket se drejtori i Shkollës së Magjistraturës ka zgjedhur të mos bashkëpunojë.

Në fund të intervistës, Rakipi foli me tone të përgjithshme për integritetin në gjyqësor, por në një kohë kur problematikat e drejtësisë janë të shumta, ai duhet të ndihet përgjegjës si një nga ekspertët kryesorë të Reformës në Drejtësi.

Video

Komentatori Kosovar Engjëll Bërbatovci është bërë viral në thuajse të gjitha mediat botërore pas reagimeve të tij të ‘çmendura’ pas golave në ndeshjen e kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë. Kombëtarja e Kosovës mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 4-3 duke siguruar finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Edhe pse në komentim ishte në ndeshjen mes Danimarkës dhe Maqedonisë së Veriut, Bërbatovci kishte lënë një ekran ku shikonte edhe rezultatin apo ndeshjen e Kosovës, duke bërë që reagimet e tij të ishin thjesht të çmendura.

Një video e dërguar në redaksinë e VNA tregon gjendjen e rrugës bregdetare në Borsh, e cila u shtrua me nxitim nga Bashkia Himarë pas paralajmërimit për protestë nga bizneset dhe banorët. Sipas tyre, rruga u mbulua vetëm me rërë bituminoze dhe investimi u shkatërrua nga shiu i parë, duke lënë sërish baltë dhe gropa në prag të sezonit turistik. Banorët paralajmërojnë kallëzim penal në SPAK, pasi dyshojnë për shkelje në tender dhe cilësinë e punimeve.

Kur të ulin nga fundi por ti mbahesh fort se ke Zegjinenë afër.

Kur të kap ngashërimi dhe del në radhë të parë që të kapë pak dhe kamera…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme