Kryesore 5 June 2025, 18:13 Nga VNA

Drejt "gllabërimit" edhe lulishtja tek Kulla e Sahatit në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Drejt "gllabërimit" edhe lulishtja tek Kulla e Sahatit në

Prej dy ditësh lulishtja para kullës së Sahatit në Tiranë është rrethuar e gjitha me hekura. Në këtë hapsirë publike nuk është vendosur asnjë tabelë sqaruese mbi punimet apo projektin e mundshëm, çfarë ngre dyshime mbi fatin e saj.

Në një kohë që përbri bashkisë Tiranë dhe përballë Bibliotekës Kombëtare janë ngritur tashmë dy pallate gjigante çka lë të kuptosh që kjo hapsirë qartazi do bëhet "kurban" në shërbim të privatëve.

Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga bashkia apo institucionet e tjera, si Policia Bashkiake rreth këtyre punimeve që po kryhen në një hapsirë publike dhe faqe "botës".

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme