Kryesore 12 June 2025, 18:13 Nga VNA

“Më jepni autorizimin të tërheq eshtrat e tim biri”

Ndaje në Whatsapp

Dhe sa vite duhet të kalojnë për të zbardhur fatet e viktimave të diktaturës komuniste në Shqipëri?

Në vitin 2025, 34 vjet pas rënies së diktaturë, zbardhja e së vërtetës mbetet një proces i ngadalshëm, me hapa të vegjël si hapja graduale e arkivave, dëshmitë e mbijetuara dhe nismat për identifikimin e varreve të të zhdukurve. Zbulimi i një dokumenti arkivor të vitit 1949, ku Vangjel Nini nga fshati Nivicë i Sarandës kërkon trupin e djalit të tij, Foto Nini, viktimë e torturave të Sigurimit dhe i varrosur fshehurazi, kërkon zgjidhje.

Përgjigjja burokratike e Komitetit Qendror të Sarandës, që “nuk kemi dijeni, drejtohuni te Seksioni i Punëve të Brendshme” tregon mohimin e fajit dhe përgjegjësisë, duke fshehur të vërtetën pas një perde burokratike, për mohim dhe mungesë morali të krimeve në Shqipërinë komuniste.

Ky mohim dhe kalvari i vuajtjeve të familjes Nini pasqyrojnë dhunën sistematike të regjimit, ku strukturat burokratike fshehën torturat dhe ekzekutimet, duke lënë pas trauma kolektive.

Megjithë përpjekjet e tranzicionit, shumë fatkeqësi mbeten të fshehura. Dokumenti i 1949 kërkon hulumtime, hetime të plota dhe njohje zyrtare të krimeve të diktaturës.

Teksti i fotos:

Komitetit P.P.Sh. Rrethi Sarandë

  1. Vangjel Nini nga katundi Nivicë-Bubar, banues Sarandë i ka drejtuar një lutje Komitetit Qëndror dhe kërkon që t'i jepet autorizimi që të tërheqi eshtrat e djalit të tij Foto Nini nga kopshti i Seksionit të Sigurimit të atyshëm, ku simbas pohimeve të t'interesuarit, Foto Nini është varrosur nga njerëzit e Sigurimit mbasi i është shkaktuar vdekja prej torturave.

Për sa sipër, të thuhet Z. Vangjel Nini nga ky Komitet se Komiteti Qëndror nuk ka dijeni në se është e vërtetë që djali i tij të jetë varrosur në kopshtin e Seksionit të Sigurimit të Sarandës, prandaj ay mund të drejtohet për këtë çështje Seksionit P. Mbrendshëm aty dhe të marrë sqarimet e nevojshme.

Drejtori i Kuadrit

(Theodor Heba)

  1. 3/8/1949

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme