Kryesore 17 July 2025, 18:15 Nga VNA

Leksione nga komandanti legjendar për Akademinë e çobenërve!

Ndaje në Whatsapp

Me 3 mars 1977 Enveri Hoxha bën një vizitë në rrethin e Vlorës dhe takon edhe punonjës dhe kuadro të kooperativës së bashkuar Dukat-Tragjas, ku pasi nuk kënaqet nga rendimenti i tyre blegtoral, u jep leksione edhe mbi jetën në fshat dhe deri tek mbarështimi i bagëtive, kryesisht dele dhe dhi. Ndër të tjera, ai u mëson se si të përmirësojnë racën e dhenve, mos të kënaqen vetëm me ndërzimin natyral, por të mësojnë nga shkenca. Të përdorin ndërzimin artificial. Konkretisht çobenërve të Dukat-Tragjasit u thotë: “

Vallë ju nuk e dashuroni delen? Sigurisht që e dashuroni, por çështja qëndron këtu, që kur t'i viheni një pune, siç është ajo.

E dimë që çobani ka përvojë të madhe në punët e blegtorisë dhe preferon t'i ndërzejë delet me deshët e racës që ka në kope. Por ai duhet ta kuptojë edhe teorinë e ndërzimit artificial, e cila mbështetet në ndërzimin natyral me deshët e racës, por bëhet në mënyrë më të përparuar dhe më të sigurt. Gjatë këtij procesi, çobani duhet vetëm të kujdeset që të gjejë momentin dhe, kur u vjen afshi deshve, menjëherë të marrë shiringën në dorë dhe të veprojë. Si rezultat i kësaj, pas një kohe ai do ta ketë kopene e vet të transformuar me dele që do të japin më shumë lesh, qumësht etj. Kemi arritur në vallë suksese në këtë drejtim? Po, kemi arritur, bile në kope të mëdha, por këtë situatë duam që ta transformojmë krejtësisht kudo.”

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme