Kryesore 2 July 2025, 08:49 Nga VNA

Dokumenti/ Si regjimi i ndaloi murgeshës Filipina Kamsi udhëtimin për te motra në Itali

Ndaje në Whatsapp

Një dokument sekret i vitit 1965 tregon sesi regjimi komunist e refuzoi kërkesën e murgeshës Filipina Kamsi për të vizituar motrën në Itali, duke e konsideruar “të dyshimtë” për shkak të bindjeve fetare dhe kontakteve me jashtë. Edhe pse kishte punuar si sanitare në spitalin e Shkodrës dhe më pas si murgeshë në Tiranë, autoritetet e akuzonin se fliste keq për jetën në Shqipëri dhe kishin frikë se mund të mos kthehej më.

Po me sy jo të mirë shihej dhe i vëllai insaj, Ndoc Kamsi, përkthyes, por që konsiderohej indiferent ndaj regjimit komunist. Ai kishte kryer studime në Vjenë dhe kishte qenë profesor në Shkodër, por konsiderohej jo i angazhuar politikisht.

Kështu, Hysni Kapo urdhëron organet shtetërore të “mos lejohet” të shkojë në Itali tek e motra.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme