Kryesore 18 July 2025, 17:35 Nga VNA

“Pisha të buta, mimoza apo bli në bulevard?”/ Dilema e udhëheqjes komuniste

Ndaje në Whatsapp

Në vitin 1958, Ministri i Bujqësisë, Maqo Çomo, i propozoi Kryeministrit Mehmet Shehut që 24 pishat e buta të Bulevardit Stalin (sot Bulevardi Dëshmorët e Kombit) në Tiranë të zëvendësoheshin me mimoza, rrënjët e të cilave nuk do të prishnin pllakat dhe do të lulëzonin në muajin shkurt.

Vetë Kryeministri Shehu, si specialist i bujqësisë, duket se nuk e pëlqeu idenë e zëvendësimit të pishave të buta, të mbjella në bulevard gjatë kohës së mbretërisë sipas planit të arkitektëve italianë me mimoza, por rekomandoi zëvendësimin e tyre me pemë bliri.

Për këtë shënoi një koment me shkrim dore, duke theksuar se për këtë ishte dakord dhe shoku Enver. Ky shënim me shkrim dore në dokument, i Kryeministrit Shehu i datuar 18.12.1958, pra dy ditë pas propozimit të Ministrisë, shpreh qartë urdhërin e ri: "Jo mimoza por BLI, të mbillen peme... MSH." Qartësisht simbolizon centralizimin e vendimmarrjes në Shqipërinë komuniste, ku edhe detaje të tilla si lloji i pemëve në një bulevard madhor vendoseshin personalisht nga udhëheqësit kryesor.

Gjithsesi, duket se as ideja e mimozave, as ajo e blirit nuk u realizuan plotësisht në atë kohë, dhe pishat e buta, karakteristike për Tiranën moderne të projektuar nga arkitektë italianë sipas modeleve urbanistike të periudhës, nuk u prenë për t'u zëvendësuar.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme