Kryesore 17 July 2025, 19:18 Nga VNA

48 vite nga pushkatimi i poetëve martirë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Ndaje në Whatsapp
48 vite nga pushkatimi i poetëve martirë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Sot mbushen 48 vite nga një nga ngjarjet më të errëta në historinë e diktaturës komuniste në Shqipëri: pushkatimi i dy poetëve të rinj, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, më 17 korrik 1977.

Të akuzuar si "armiq të popullit", të etiketuar si "nxitës kundër pushtetit popullor", ata u dënuan me vdekje në një proces gjyqësor farsë, ku fati i tyre ishte vulosur përpara se të ngrihej trupi gjykues. Faji i tyre i vetëm: fjala e lirë, poezia, dhe refuzimi për t’i shërbyer një ideologjie që i mohonte frymën dhe shpirtin njeriut.

Në përgatitjet për gjyqin, një nga procesverbalet e brendshme shprehet qartë:

“Krerët e këtij grupi them se janë Genci Leka dhe Vilson Blloshmi, pjellë e armikut të klasës, të cilët e kanë kurdisur të gjithë grupin. Këta jo vetëm i kanë mbajtur këta libra, por i kanë lexuar dhe janë frymëzuar prej tyre. Kanë pasur dhe shkrime të tyre për përmbysjen e pushtetit popullor dhe jo vepra e poezi. Vilsoni është më i zgjuar nga të tjerët dhe aktin nuk e pranon se e di që e pret pushkatimi. Ky grup të konsiderohet si grup sabotatorësh.

Në krye të grupit Genci e Vilsoni, sepse këta kanë nxitur të tjerët, i kanë frymëzuar. Argumente për këtë ka dhe përmbajtja e problemit është e qartë se ky është nxitës, si dhe i sjell dëm diktaturës së proletariatit. Për shkallën e dënimit ju gjykojeni vetë dhe mos u nisni se aprovohet apo jo lart, por nga krimi që ka kryer secili.

Jam dakord që gjyqi të bëhet këtu, të përgatitet mirë, të ngrihet me forcë lufta e klasave, të jetë një pretencë e fortë politike ideologjike dhe e përgatitur mirë. Gjykatat të ruajnë plotësisht ngjyrën e fajit e qëllimit që kishin për minimin e pushtetit popullor.

Megjithëse do e zhvillojmë këtu, masat e sigurimit nuk duhen nënvleftësuar. Problemi i implikimit të mos dalë në kaq apo aq veta. Edhe ata që do demaskohen, duhet kujdes, të ngrihen, të bëjnë autokritikë dhe të pranojnë gabimin. Në gjyq të vijnë njerëz që i shërbejnë gjyqit dhe jo kush të mundë.", thuhej në procesverbal.

Sot, ata kujtohen si simbol i rezistencës me penë, si poetë që zgjodhën të mos heshtin përballë shtypjes. Poezia e tyre, e ndaluar, e djegur, e fshehur, ka mbijetuar më gjatë se diktatura që i dënoi. Dhe zëri i tyre është sot më i fortë se kurrë: zëri i lirisë.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme