Sociale 15 November 2024, 16:50 Nga VNA

Kosovë/ Edukimi seksual në shkolla, tërhiqet ministria: Do rishikojmë tekstet

Ndaje në Whatsapp
Kosovë/ Edukimi seksual në shkolla, tërhiqet ministria: Do

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI) njoftoi të premten se ka vendosur t’i rishikojë doracakët për edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues në shkolla, të cilët ngjallën shumë reagime në ditët e fundit. Tre doracakë për mësimdhënësit nga klasa e parë deri në të pestën, nga e gjashta deri në të nëntën dhe nga e 10-ta deri në të 12-ën, shkaktuan polemika pasi u keqinterpretua përmbajtja e tyre dhe madje kishte përpjekje për t’i paraqitur ato si tekste shkollore për nxënës. Doracakët, përmbajtja e të cilëve u kritikua në rrjetet sociale, do të hiqen nga përdorimi gjatë kohës së rishikimit të tyre, tha Ministria. MASHTI tha të premten se do ta formojë një komision me “ekspertët më të kualifikuar” në vend për rishikimin e tyre. “Të ftuar do të jenë të gjitha palët relevante, përfshirë Këshillin e Prindërve të Kosovës. Ky proces do të kryhet në mënyrë profesionale, etike e transparente, dhe me tërë përkushtimin që kërkon ligji dhe detyra”, tha ajo. Në tetor 2023, MASHTI e kishte organizuar javën e promovimit të shëndetit në shkolla, me temën “Edukimi seksual gjithëpërfshirës në shkolla”. Ministrja Arsimit, Arbërie Nagavci, e përgëzoi asokohe grupin punues ndërsektorial dhe UNFPA-n, për hartimin e këtyre tre doracakëve ndihmës për mësimdhënës. MASHTI përsëriti se doracakët nuk janë kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukimin seksual. Sipas Ministrisë, më shumë se 2.500 mësimdhënës janë trajnuar për përdorimin e këtyre doracakëve prej vitit 2019. “Deri tani nuk ka pasur asnjë shqetësim nga asnjë palë, përfshirë ekspertët shëndetësorë, psikologët, mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, Drejtoritë Komunale, apo palë të tjera në lidhje me përmbajtjen e doracakëve. Pra, nga asnjë mësimdhënës nuk është ngritur kurrë më parë kjo temë”, tha MASHTI. Doracakët do të largohen nga përdorimi dhe nga faqja zyrtare e MASHTI deri në përfundim të rishikimit nga komisioni me “ekspertët më të mirë në vend dhe të gjitha palët kompetente që i japin siguri e qartësi këtij procesi”, thuhet në njoftim.

REL

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme