Sociale 14 November 2024, 15:15 Nga VNA

Kurrikula e edukimit seksual në shkolla/Kritika të forta dhe reagime publike në Kosovë

Ndaje në Whatsapp
Kurrikula e edukimit seksual në shkolla/Kritika të forta dhe reagime

Një aktivitet i përfshirë në librat shkollorë për fëmijë ka shkaktuar reagime të fuqishme dhe shqetësim në Kosovë. Aktiviteti, që kërkon nga nxënësit të “luajnë” rolin e “të verbrit” dhe “shoqëruesit të të verbrit”, ka ngjallur protesta nga prindërit dhe pjesë të shoqërisë, të cilët e konsiderojnë si një ndërhyrje të papërshtatshme në formimin e fëmijëve, duke u akuzuar për tentativë të imponimit të koncepteve të seksualitetit dhe marrëdhënieve intime në moshë të paformuar.

Libri shkollor që përmban këtë aktivitet, i drejtohet nxënësve, duke i urdhëruar ata të gjejnë një partner për të luajtur rolin e të verbrit dhe shoqëruesit. Aktiviteti përfshin veprime që kanë shqetësuar shumë individë, ndërsa pas 5 minutash rolet duhet të shkëmbehen dhe nxënësit duhet të diskutojnë për ndjenjat që kanë përjetuar. Ky aktivitet ka shkaktuar një reagim të fortë nga politikanë të ndryshëm dhe figura publike.

Eman Rrahmani, deputet nga Lista për Familjen, ka shprehur shqetësimin për kurrikulën e edukatës seksuale që përfshin këtë aktivitet.

Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur këtë çështje një “skandal”, duke kërkuar që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të largohet nga pozita e saj.

Gazetari Berat Buzhala shkruan se lënda e edukatës seksuale e klasës së gjashtë është për persona mbi 18 vjeç.

Shkrimi i Buzhalës: Djali ose çika jotë në klasën e gjashtë apo shtatë, kur fillojnë të formësohen gradualisht seksualisht, të dalin te tabela, dhe dikush që luan të verbërin, këta kanë me ia futë duart njëri-tjetrit, dhe ta prekin ku të duan dhe mandej të tregojnë çka kanë ndje.

Këta diku e kanë marrë këtë shembull, në ndonjë Kaliforni apo Finlandë, që janë kulturalisht ndryshe prej neve. Po ti a njëmend kishe pasë dëshirë që me kalu djali ose vajza nëpër këso procese, e mandej me dalë në oborrin e shkollës e me ta bullizu krejt shkolla çikën tënde që djali tjetër, i ka futë duart kudo që ka dashtë, para krejt klasës.

A di çka ka te Edukata Seksuale? O çka kisha pasë dëshirë me ia lexu Shefqet Krasniqit me zë, me shku me ia lexu te veshi ose secilit hoxhë e prift, që patën mendu se me Albin Kurtin po vjen progresi.

I ashpër në reagim ishte edhe gazetari dhe analisti, Lirim Mehmetaj, i cili kurrikulën e re e quajti si “turp kombëtar”.

Në lidhje me debatin e ditëve të fundit, MASHT-i ka njoftuar se “s’ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukimin seksual”.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme