Sociale 14 November 2024, 10:36 Nga VNA

Diskutohet shtyrja e moshës për pensionin social përtej 70-vjeç

Ndaje në Whatsapp
Diskutohet shtyrja e moshës për pensionin social përtej

Qeveria është përfshirë në diskutime që synojnë ndryshime në kriteret e skemës publike të pensioneve, një nga të cilat është shtyrja e kufirit të moshës për përfitimin e pensionit social. Aktualisht personat që nuk plotësojnë kriteret përfitojnë në moshën 70-vjeç pension social, i cili ka arritur mbi 9 mijë lekë në muaj, por ndryshimet e fundit synojnë që pagesa të jepet përtej 70-vjeç. Burimet nga grupi që po negocion ndryshimet në ligjin e sigurimeve pohuan se kjo masë synon të nxisë më tej pagesën e sigurimeve në personat në moshë pune.

Në vitin 2023 gati 40 për qind e personave që u deklaruan në punë nga Anketa e Forcës së Punës së INSTAT nuk paguajnë sigurime. Shumica janë të vetëpunësuar në biznesin e familjes pa pagë. Kjo kategori e cila merr të ardhura nga puna dhe nuk paguan sigurime është një kontingjent që nuk plotëson kushtet për pension në pleqëri. Aktualisht burrat dalin në pension 65 vjeç dhe gratë rreth 62-vjeç, ndërsa personat që nuk plotësojnë kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme kur bëjnë 70 vjeç përfitojnë pension social.

Në vitin 2023 skema publike e pensioneve shpenzoi 188 milionë lekë për pagesën e pensioneve sociale, e cila u përfitua nga rreth 2300 persona. Ekspertë të sigurimeve pohojnë se numri i personave që do të përfitojnë pension social do të rritet ndjeshëm në vitet në vijim pasi po del në pension brezi i tranzicionit që nuk ka kontribuar në skemë për shkak të papunësisë ose punës në të zezë.

Ideja për të shtyrë moshën e përfitimit të pensionit social përtej 70-vjeç me gjasë 75-vjeç do të bëjë jo efektive këtë politike pasi jetëgjatësia e burrave aktualisht është rreth 76-vjeç. Koha e gëzimit të pensionit social do të jetë shumë e ulët si për burrat dhe për gratë. Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur kanë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 38-vjet periudha sigurimi dhe të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike.

Për arsye se nuk plotësojnë kriteret për pension të plotë më shumë se gjysma e pensionistëve marrin pension të pjesshëm. Pensionistët me pagesa të pjesshme lehtësojnë skemën publike të pensioneve nga rritja e shpenzimeve, por nga ana tjetër po krijohet një problem i madh social me qëndrueshmërinë financiare të moshës së tretë. Problematikat e tranzicionit dhe informaliteti i lartë në tregun e punës po bën që pensionet e reja të dalin në vlera më të ulëta, vit pas viti./Monitor

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme