Sociale 13 November 2024, 09:38 Nga VNA

Nis rënia e eksporteve të vajit të ullirit, ulen 58% për janar-tetor 2024

Ndaje në Whatsapp
Nis rënia e eksporteve të vajit të ullirit, ulen 58% për

Pas rritjes së lartë të eksporteve të vajit të ullirit në 2023, sivjet ka nisur rënia e tyre. Sipas të dhënave të Doganave, për periudhën janar-tetor 2024 janë eksportuar 2,418 mijë kg vaji ulliri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar eksportet janë ulur 58,4%. Rritja e eksporteve, kryesisht të vajit rifuxho drejt Italisë u nxit pas bumerangut të krijuar me mbiprodhimin e vitit 2022, ku fermerët nuk gjenin treg shitje për vajin e ullirit.

Në total në 2023 u eksportuan 6,148 mijë kg vaj ulliri. Krahasuar me 2022 sasia e importuar u rrit me 19 herë. Vlera e eksporteve për 2023 arriti në 2,9 miliardë lekë. Në raport me 2022, eksportet në vlerë u rritën 14 herë më shumë. Vjet në muajin nëntor fermerët fillimisht e shitën vajin e ullirit rifuxho për eksport te pikat e grumbullimit, me çmim 360 deri në 400 lekë për litër. Më pas në muajin korrik 2024, çmimi i grumbullimit të vajit për eksport arriti 500 deri në 540 lekë për litër. Në këtë periudhë, vaji i ullirit i prodhuar nga fermerët shqiptarë po kërkohet më së shumti nga tregtarët italianë, me çmim 500 deri në 550 lekë për litër.

Pikat e grumbullimit dhe përpunuesit pohuan që vaji që u eksportua jashtë, kryesisht në Itali është rifuxho, që më pas përpunohet jashtë dhe del si markë italiane. Sipas përfaqësuesve të pikave të grumbullimit, çmimi i kërkuar nga përpunuesit italianë është i ulët, dhe nuk përfiton as fermeri dhe as ekonomia shqiptare, por vetëm sa zbraz sasinë e vajit të grumbulluar te shtëpitë e kultivuesve.

Edhe me prodhimin e ri kërkesa për eksportin e vajit rifuxho nga pikat e grumbullimit është e lartë, por prej tyre po kërkohet që vaji të grumbullohet me çmim nën 550 lekë për litër. Për këtë arsye shumë fermerë nuk po çojnë vajin ullirit në pikat e grumbullimit, me destinacion eksportin e tij drejt Italisë. Ndërkohë nga përpunuesit vendas vaji i ullirit po grumbullohet me çmim deri në 630 lekë për litër.

Përveç eksporteve rifuxho, në vend shumë përpunues eksportojnë vajin e ullirit “ekstra virgin” me markën e tyre. Por ato thonë se pavarësisht lehtësisë fiskale të përjashtimit të TVSH-së, këtë vit shtrenjtimi i kostos prodhuese ka sjellë që çmimi i shitjes të mos jetë konkurrues krahasuar me prodhuesit spanjollë apo italianë. Sipas përpunuesve sivjet u shtrenjtua kostoja për prodhimin e vajit të ullirit e ndikuar nga përgjysmimi i rendimentit dhe rritja deri në 50% e pagesave të vjelësve./ Monitor

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme