Sociale 10 Nëntor 2024, 12:14 Nga VNA

Muri i Berlinit: Drejtësi për viktimën pas gjysmë shekulli

Ndaje në Whatsapp

Më 29 mars 1974, 38-vjeçari polak Czeslaw Kukuczka u qëllua në shpinë në mes të ditës në pikëkalimin kufitar në stacionin e trenit Friedrichstrasse të Berlinit, mes Gjermanisë Lindore komuniste dhe Gjermanisë Perëndimore demokratike. Ishte një nga vrasjet më famëkeqe në zonën e Murit të Berlinit gjatë Luftës së Ftohtë.

Kukuczka, i cili njihet si viktima me numrin 114, ndër mbi 140 viktimat e Murit të Berlinit, po përpiqej të arratisej në Perëndim, sepse kishte të afërm në SHBA. Ai kishte shkuar në ambasadën e Polonisë në Berlinin Lindor dhe kishte kërcënuar se do të aktivizonte eksploziv, nëse nuk i jepej kalimi i sigurt. Më vonë u zbulua se çanta e tij nuk përmbante asnjë bombë.

Kurthi i STASI-t

Shërbimi i Sigurimit të Shtetit i Gjermanisë Lindore (Stasi) ia përgatiti dokumentet e udhëtimit. Mungonte vetëm një fotografi për pasaportën. Czesław Kukuczka-s iu sigurua se fotografia mund të bëhej brenda dy minutash në automat pranë pikëkalimit kufitar. "Kjo shërbente për të qetësuar të dyshuarin," siç thuhet në një raport të mëvonshëm të Stasit dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të RDGJ-së. Kukuczka kaloi pa probleme dy nga tre pikat e kontrollit. Por, kur po kalonte nëpër pikën e fundit, ra e shtëna vdekjeprurëse.

Si u zbulua identiteti i vrasësit?

Në fillim të viteve 1990, pas rënies së Gjermanisë Lindore, Prokuroria e Berlinit e rihapi rastin për shkak të akuzave për krime të ndodhura në Murin e Berlinit. Megjithatë, mungesa e dokumenteve dhe faktet e fshehura nga Stasi bënë që hetimet të ndërpriteshin sërish.

Në vitin 1999, përpjekjet për të zgjidhur rastin rifilluan, kur një ekip hetuesish zbuloi një raport obduksioni që përshkruante një plagë të rëndë të shkaktuar nga një plumb pas shpine.

Edhe pse vetë vrasja ishte e dokumentuar mirë në të dy anët e Murit të Berlinit në atë kohë, informacioni për vrasësin mungonte.

Një grup vajzash gjermanoperëndimore që vizitonin Berlinin për një ekskursion, e kishin parë vrasjen dhe e kishin përshkruar vrasësin si një burrë, të veshur me një pardesy të gjatë dhe syze të errëta. Por përshkrimi nuk mjaftonte për të identifikuar vrasësin.

Vetëm në vitin 2016, Arkivi i Dokumenteve të Stasi-t ofroi një të dhënë vendimtare për identitetin e mundshëm të qitësit: Një urdhër i nënshkruar nga ministri i atëhershëm i Sigurimit të Shtetit, Erich Mielke, përmendte dymbëdhjetë punonjës të Stasit, të cilët duhej të dekoroheshin në lidhje me vrasjen. Sipas dokumentit, i pandehuri ishte dekoruar nga Stasi me "Urdhrin e Luftës në Bronz."

Hetime vetëm nën trysninë e Polonisë

Në fillim, hetuesit mendonin se ishte vrasje pa paramendim që konsiderohej e parashkruar dhe, si e tillë, nuk mund të dënohej. Çështja u shoqërua me dyshime, nëse i pandehuri mund të gjykohet ende 50 vjet pas ngjarjeve.

Vetëm ekuivalenti ligjor gjerman me SHBA i vrasjes së shkallës së parë nuk parashikon parashkrim dhe mund të ketë gjithmonë një dënim me burgim të përjetshëm, i cili zakonisht është jo më pak se 15 vjet burg.

I pandehuri është në këmbë dhe kam mbuluar fytyrën me një dosje

Salla e gjyqit ne procesin gjyqesor kunder StasitFotografi: DW

Për ta vërtetuar këtë, prokuroria do të duhet të provonte jo vetëm se i pandehuri e kishte vrarë Kukuczkën, por edhe se vrasja ishte "heimtückisch" në gjermanisht. Kjo fjalë mund të përkthehet si "tinzare", "e pabesë" ose "dashakeqe", ose përafërsisht si "vrasje gjakftohtë". Formulimi i këtij ligji, i cili daton që nga epoka naziste, është në vetvete i diskutueshëm në Gjermani. Prokurorët kanë argumentuar se faktorë të tillë si natyra e vrasjes, me burrin e dyshuar si të mashtruar dhe të qëlluar më pas pas shpine, e plotësojnë këtë përkufizim.

Në vitin 2023, Prokuroria e Berlinit më në fund vendosi të ngrinte akuzën, e detyruar nga një urdhër-arrest evropian të lëshuar nga autoritetet polake kundër të akuzuarit dhe kërkesave të vazhdueshme nga ana e Polonisë për ekstradimin e të dyshuarit.

Drejtësi e vonuar për Kukuczkën

Më 14 tetor 2024, Gjykata e Landit të Berlinit e dënoi ish-oficerin e Stasit me dhjetë vjet burg për vrasjen e Czesław Kukuczka-s në vitin 1974. Lidhur me masën e dënimit, gjykata shpjegoi se dënimi me dhjetë vjet ishte përcaktuar sipas Kodit Penal të RDGJ-së, që ishte në fuqi në atë kohë, pasi ky ligj konsiderohet si më i butë. Ligji aktual parashikon dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje.

Kryetari i trupit gjykues, Bernd Miczajka, deklaroi: "Nuk ishte një akt individual për arsye personale, por i planifikuar nga Stasi dhe i ekzekutuar pa mëshirë."  Familjarët e viktimës, një vajzë, dy djem dhe një motër, morën pjesë në gjyq si paditës anësorë.

Gjyqi ishte i veçantë për rëndësinë historike të tij dhe për faktin se përfaqësonte dënimin e parë për një ish-punonjës të Stasit për një vrasje të ndodhur gjatë Luftës së Ftohtë në pikëkalimin e Murit të Berlinit. Procesi u regjistrua për shkak të rëndësisë së tij historike./DW

Video

Pavarësisht urdhrave të përsëritur të zhvendosjes me forcë nga Izraeli, Zyra e Mediave e Qeverisë së Gazës deklaron se banorët e veriut të territorit mbeten “të rrënjosur” në tokën e tyre. Sipas autoriteteve vendore, nga 1.3 milionë banorë të Gazës dhe qyteteve përreth në veri, rreth 190 mijë janë larguar drejt jugut, ndërsa 15 mijë të tjerë janë rikthyer në veri për shkak të kushteve të rënda në zonat që ushtria izraelite kishte shpallur si të sigurta. Në deklaratë theksohet se Izraeli vijon të sulmojë rregullisht Rafahun dhe al-Mawasin, pranë Khan Younis-it, pavarësisht se aty i ka urdhëruar njerëzit të shkojnë. “Këto zona mungojnë plotësisht në shërbimet bazë të jetës, pa spitale, pa infrastrukturë dhe pa nevoja jetike si ujë, ushqim, strehim, energji elektrike apo arsim, duke e bërë jetesën aty pothuajse të pamundur,” thuhet në deklaratë.

Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor që u regjistrua në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit” në Fier. Sipas të dhënave zyrtare, automjeti me drejtues shtetasin J. M. është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasja L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjerja në automjetin e drejtuar nga shtetasja E. M., shtetasja Marjana Kovaçi, rreth 60 vjeçe. Ndërkohë, drejtuesja e automjetit dhe dy pasagjerë të tjerë janë dërguar në spital për ekzaminime mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Kuç–Qeparo, ndërsa ishte në lëvizje. Mjeti është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi ka pësuar lëndime të lehta në dorë dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në automjet.

Izraeli ka bombarduar rëndë qytetin e Gazës gjatë natës, mes raportimeve të pakonfirmuara nga Axios dhe Jerusalem Post se ushtria ka nisur ofensivën tokësore për të marrë nën kontroll të gjithë qytetin. Sulme ajrore janë raportuar edhe në Gaza qendrore, në drejtim të të cilit po shpërngulen mijëra njerëz. Autoritetet palestineze flasin për një numër gjithnjë e më të lartë viktimash dhe të plagosurish. Në orët e para të së martës, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shkroi në X: “Gaza po digjet. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të tërhiqemi deri në përfundimin e misionit.”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme