Sociale 8 Nëntor 2024, 08:39 Nga VNA

Tatimet paralajmërojnë 37.5 mijë bizneset që deklarojnë paga nën tregun: Do fillojmë kontrollet

Ndaje në Whatsapp
Tatimet paralajmërojnë 37.5 mijë bizneset që deklarojnë

Drejtoria e Tatimeve, në një shkresë dërguar tatimpaguesve në systemin e tyre E-filing i ka paralajmëruar subjektet që janë konsideruar me risk, pasi dyshohet që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre, që të reflektojnë deri në datën 20 nëntor.

Në të kundërt, subjektet me risk do të jenë objekt kontrolli dhe monitorimi të vazhdueshëm në periudhën në vijim. Shkresa u është dërguar 37.331 tatimpagues të identifikuar me risk në fushën e informalitetit të pagave pasi ata kanë një përqindje të lartë të punonjësve me pagë minimale dhe të profesioneve të specializuara me paga që nuk përputhen me tregun. Këta tatimpaguese pavarësisht njoftimit të pare të dërguar në fillim të muajit tetor nuk kanë reaguar ende.

“Nga analiza e të dhënave që Administrata Tatimore ka kryer bazuar në vetëdeklarimin që keni bërë në muajin shtator 2024, rezulton se në listëpagesën tuaj ka përqindje të lartë të punonjësve me pagë minimale dhe të profesioneve të specializuara me paga që nuk përputhen me tregun

Për këtë arsye, Administrata Tatimore ju konsideron subjekt me risk në fushën e informalitetit të pagave!

Në datën 1 tetor 2024, Administrata Tatimore ju është drejtuar me një mesazh të personalizuar, në llogarinë tuaj në e-Filing, nëpërmjet të cilit ju inkurajonte të deklaronit me saktësi dhe vërtetësi pagat e punonjësve tuaj brenda 20 tetorit 2024, por ju nuk keni reflektuar pavarësisht njoftimit.

Sa më lart, Administrata Tatimore falë qasjes këshilluese, në zbatim të fushatës ndërgjegjësuese që ka ndërmarrë ju jep një mundësi të dytë për të deklaruar me saktësi dhe vërtetësi në listëpagesën e radhës, datë 20 nëntor, për të korrigjuar situatën tuaj.

Nëse kjo nuk ndodh edhe pas njoftimit të dytë, ju bëjmë me dije se ju do të jeni objekt kontrolli dhe monitorimi të vazhdueshëm në periudhën në vijim.

Ju kujtojmë se: “Deklarimi i pavërtetë i këtyre të dhënave përbën shmangie tatimore dhe si i tillë përbën kundërvajtje administrative dhe penale, sipas Ligjit 9920/2008, ‘Për Procedurat Tatimore në RSH’, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 7961, datë 12.7.1995 ‘Kodi i Punës i Republikës së Shqiperisë’ i ndryshuar”!

Besimplotë se kjo përpjekje e përbashkët do të gjejë mirëkuptimin dhe vlerësimin tuaj për të vendosur barazi sociale për punonjësit dhe do të ulë informalitetin e pagave”, thuhet në letrën e firmosur nga drejtori i tatimeve, Ilir Bina.

Në fillim të muajit tetor Administrata Tatimore u nisi subjekteve një mesazh sensibilizues, në kuadër të nismës së Qeverisë Shqiptare, për hartimin e një Plani Kombëtar që garanton pagesën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për pension të sigurt në të ardhmen.

Tatimet njoftuan se, do të vlerësojnë, analizojnë, evidentojnë dhe trajtojnë të gjitha rastet e fenomeneve dhe tatimpaguesve me risk në këtë fushë. Ajo do të monitorojë të dhënat që vetë subjektet deklarojnë, do të kryqëzojnë informacionin nëpërmjet sistemeve informatike që disponon, si dhe me palë të treta për çdo informacion që lidhet me punonjësit.

Drejtoria e Tatimeve bëri të ditur një ditë më parë se pas njoftimit të përgjithshëm (pop up) 130 mijë tatimpaguesve në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar deri në fund të shtatorit 2024, rreth 9.000 tatimpagues kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar saktësi në deklaratatat e listëpagesave të tyre, pas njoftimit të parë të Administratës Tatimore, duke rritur fondin e deklaruar të pagave me një total prej 1.25 miliard lekësh./Monitor

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme