Sociale 6 November 2024, 14:56 Nga VNA

Rivlerësimi i pronave dhe çmimi i energjisë, qeveria i rishikon në prag të zgjedhjeve të 2025-ës

Ndaje në Whatsapp
Rivlerësimi i pronave dhe çmimi i energjisë, qeveria i rishikon

Teksa Edi Rama ka filluar fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare 2025 me Diasporën, për Shqipërinë ka deleguar ministrat e qeverisë. Njëri premton rifillimin e procesit të rivlerësimit të pasurisë në vitin 2025, tjetra premton analizimin e çmimit të energjisë, një ditë pasi Eurostat publikoi se Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë në Rajon. Rivlerësimi Në muajin shtator të këtij viti u premtua nisja e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Por sot përfaqësues të Ministrisë së Financave deklaruan se reforma e caktimit të referencave të çmimit të pronave në të gjithë vendin nuk ka përfunduar ende. “Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do të bëhet paralelisht me caktimin e çmimeve të referencës për gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë. Është një proces që do të zgjasë përgjatë vitit të ardhshëm kur të bëhen referencat e reja”- u bë me dije në komisionet Parlamentare. Në një kohëq që vijojnë të mbeten peng mijëra prona  vetëm që të mos paguajnë 15% tatim për diferencën midis vlerës së regjistruar të pronës dhe vlerës me të cilën është shitur kurse me rivlerësimin tatimi do të jetë më I ulët. Në një kohë që vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se në muajin shtator do bëhej procesi i rivlerësimit për një tatim prej 5%. Energjia Paralelisht me këtë Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte në zyrat e OSHEE, ku inaguroi shërbimin CALL CENTER. Një vend akoma më shumë ku me siguri u punësuan dhjetëra të rinj e të reja, edhe kjo në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Teksa përuroi shërbimin, nënvizoi se po punohet “për të vlerësuar një ulje të çmimit të energjisë elektrike duke nisur nga 1 janari i vitit 2025. “Jemi në analizë e sipër, por jemi të sigurt që do i'a dalim dhe t’i ofrojmë shqiptarëve një çmim më të mirë për energjinë elektrike”, deklaroi Balluku. Të dyja këto nisma deklarohen qëllimisht se do bëhen në 2025, në mënyrë që herë pas herë t'ua përsërisin shqiptarëve si risi deri vitin e ardhshëm.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme