Sociale 5 November 2024, 21:11 Nga VNA

Maqedonia e Veriut ul sërish çmimin e naftës, Shqipëria mbetet me çmimin më të lartë në rajon

Ndaje në Whatsapp
Maqedonia e Veriut ul sërish çmimin e naftës, Shqipëria

Maqedonia e Veriut ka ulur përsëri çmimin e naftës, duke e ofruar atë për 120 lekë për litër. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ka çmimin më të lartë, duke e shitur naftën për 175 lekë për litër. Edhe pse çmimi i naftës ka rënë në bursat ndërkombëtare, kjo ulje ende nuk është reflektuar në tregjet shqiptare.

Për vetëm 50 euro, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të mbushin plotësisht një rezervuar makine me naftë. Me 3075 denarë, ose 4920 lekë, ata mund të blejnë 44.8 litra naftë.

Ndryshe nga Shqipëria, ku çmimi i naftës është rritur dukshëm, Maqedonia e Veriut ka arritur të mbajë çmimin më të ulët në rajon, edhe pas rritjes drastike të çmimeve gjatë pandemisë. Në Shqipëri, një litër naftë shitet për 1.8 euro, ndërsa në Slloveni dhe Kroaci çmimet janë përkatësisht 1.50 euro dhe 1.45 euro për litër. Megjithatë, sipas ekspertit të ekonomisë, Abil Baush, ulja e çmimit të naftës në Maqedoninë e Veriut nuk reflekton uljen e madhe të çmimit të naftës në tregjet globale.

“Gjatë pandemisë, Komisioni Rregullativ i Derivateve të Naftës dhe Energjetikës filloi të bëjë kalkulimet në bazë ditore. Kalkulimet që bëhen në tregjet botërore u aplikuan në bazë ditore dhe në njësi ditore. Ashtu siç ‘fluturon’ çmimi i derivateve të naftës, i cili për momentin në tregjet globale është jashtëzakonisht i ulët dhe në rënie, edhe pse jemi në një periudhë kur çmimet normalisht do të rriteshin, për shkak të luftës dhe krizave globale, kalkulimi bëhet sipas këtyre kushteve”, deklaron eksperti i ekonomisë Abil Baushi.

Çmimi në Maqedoninë e Veriut përbëhet nga marzhi tregtar, kompensimi për financimin e aktiviteteve për mjedisin, kompensimi për rezervat e detyrueshme të naftës, si dhe akciza. Për çdo litër nafte, këto taksa dhe tarifa i kushtojnë qytetarëve 15.83 denarë ose 25.33 lekë. Përveç uljes së çmimit të naftës, ulje të konsiderueshme pati edhe për benzinën. Çmimi i benzinës u ul me 1.5 denarë dhe një litër kushton 75.50 denarë ose 120.83 lekë.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme