Sociale 4 November 2024, 09:24 Nga VNA

Shqipëria kishte ekonominë më pak të kredituar në rajon edhe për vitin e kaluar

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria kishte ekonominë më pak të kredituar në rajon

Shqipëria ngelet ende ekonomia më pak e kredituar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit të kaluar portofoli i kredisë në Shqipëri ishte sa 30.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në rënie nga niveli prej 32.4% i vitit 2022.

Megjithëse kredia në vlerë absolute ka vazhduar të rritet në vitet e fundit, ajo nuk ka mbajtur dot ritmet e rimëkëmbjes së shpejtë ekonomike në periudhën pas pandemisë. Për këtë arsye, raporti i PBB-së ka pësuar rënie për të dytin vit radhazi në 2023.

Ekonomia me kreditimin më të lartë në rajon është Maqedonia e Veriut, me një portofol sa 52.4% e PBB-së, e ndjekur nga Kosova, me 50.7%, Bosnje-Hercegovina, me 45.3%, Mali i Zi, me 43.8% dhe Serbia, me 38.6% e PBB-së.

Shqipëria ka pasur nivele të ulëta të kredisë në raport me PBB-në përgjatë gjithë periudhës postkomuniste. Një rritje e shpejtë e këtij raporti u regjistrua sidomos gjatë periudhës 2005-2011, që përkon me zgjerimin e sektorit bankar bankar në vend.

Në vitin 2011, raporti i kredisë ndaj PBB-së arriti nivelin më të lartë historik, me më shumë se 41%. Në vitet që pasuan, ky raport pësoi rënie të vazhdueshme, për shkak të krizës së kredive me probleme, që solli stanjacion të kreditimit për vite me radhë dhe më pas pastrimit të vazhdueshëm të portofoleve prej kredive të humbura.

Fshirja e kredive të humbura të sektorit bankar nisi në përmasa të konsiderueshme në vitin 2015, kur hyri në fuqi detyrimi i vendosur nga Banka e Shqipërisë për të nxjerrë jashtë bilanceve kreditë e klasifikuara si të humbura prej më shumë se tre vjetësh. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës janar 2015 – qershor 2024, bankat kanë fshirë nga bilancet e tyre rreth 83 miliardë lekë.

Në periudhën 2019-2020 ku raport iu kthye rritjes, i nxitur nga gjallërimi i kreditimit, por edhe frenimi i fortë që pësoi ekonomia në vitin pandemik 2020. Pas vitit 2021, ky raport paraqitet përsëri në rënie, sepse huadhënia nuk ka mbajtur dot ritmet e rritjes ekonomike.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të shtatorit portofoli i kredisë për ekonominë arriti në vlerën e 813 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 12%. Gjatë këtij viti rritja e kredisë në vlerë nominale është përshpejtuar ndjeshëm dhe ka arritur nivelet më të larta që prej vitit 2008.

Megjithatë, kjo rritje e kredisë, veçanërisht me qëllim financimin e pasurive të paluajtshme, ka krijuar shqetësim për Bankën e Shqipërisë, që në mesin e këtij viti vendosi për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjafteushmërisë së kapitalit./MONITOR

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme