Sociale 2 November 2024, 18:54 Nga VNA

Trashëgimia etnokulturore e Musine Kokalarit do të ekspozohet në shtëpinë e gjyshërve të saj

Ndaje në Whatsapp
Trashëgimia etnokulturore e Musine Kokalarit do të ekspozohet në

Objektet personale të disidentes antikomuniste Musine Kokalari do të ekspozohen në shtëpinë e gjyshërve të saj në Gjirokastër, e cila është kthyer këtë vit në memorialin “Muza ime” , nga një prej pasardhësve të fisit Kokalari, Arjeta Kokalari. “Janë 5 valixhe të mëdha me objekte personale të Musinesë, koleksione artikujsh dhe fotografi, dorëshkrime , materiale etnografike, etj”, i tha Zërit të Amerikës Arjeta Kokalari, që krijoi qendrën “Muza ime”. Dy të afërm Bibika dhe Palton Kokalari i morën objektet 41 vjet më parë nga vetë Musineja, që vuante në Burrel internimin nga regjimi komunist me porosinë e saj për t`ia dorëzuar muzeut etnografik të Gjirokastrës. Dy vjet më parë Bibika Kokalari i dhuroi Arkivit të Shtetit 3112 dorëshkrimet e Musine Kokalarit, ndërsa objektet etnokulturore të Musinesë ia dorëzoi Bashkisë së Gjirokastrës me kushtin e vetëm që ato të mos ekspozoheshin në Muzeun Etnografik, i cili gjendet në shtëpinë e diktatorit komunist Enver Hoxha. “Në atë shtëpi nuk i çoj pasi ai ishte xhelati që i mori tërë rininë dhe tërë jetën Musinesë", deklaroi atëherë Bibika Kokalari. Në bashkëpunim me bashkinë e Gjirokastrës, Bibika Kokalari i tërhoqi së fundi objektet për t`ia dorëzuar memorialit “Muza ime” në mungesë të ekspozimit, pasi shtëpia ku Musine Kokalari kaloi fëmijërinë në Gjirokastër u dogj disa vite më parë dhe nuk është restauruaar më pas, megjithë premtimet e autoriteteve shqiptare të kulturës. Musine Kokalari është shkrimtarja e shquar disidente shqiptare që vuajti në 40 vite burgjet dhe internimet e regjimit komunist në Shqipëri./VOA

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme