Sociale 2 Nëntor 2024, 14:45 Nga VNA

Gazetarja denoncon Ministren e Bujqësisë për presion ndaj familjes: “Nuk do të hesht përballë skandalit”

Ndaje në Whatsapp
Gazetarja denoncon Ministren e Bujqësisë për presion ndaj

Gazetarja e Top Channel, Rudina Muca e cila ka punuar prej gati 7 vitesh në sektorin e sigurisë ushqimore dhe bujqësisë, ka bërë një denoncim publik ndaj Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, duke e akuzuar për presion të papranueshëm ndaj saj dhe motrës së saj, Silvanës, që punon si specialiste në një nga drejtoritë e Ministrisë.

Në një postim të gjatë dhe të detajuar, gazetarja theksoi se raportimi i saj për dështimin e vaksinimit të bagëtive kundër brucelozës – një program ky që ka kushtuar 1.7 milionë euro – ka nxitur reagime të forta nga ana e ministres. Sipas gazetares, Denaj ka ndërhyrë drejtpërdrejt duke i kërkuar dorëheqjen motrës së saj në një mbledhje publike dhe ka kërcënuar me largimin e saj nga pozita.

“Unë e kam për detyrë t’i shërbej të vërtetës, dhe nuk do të bëj kompromis përballë skandaleve në ministrinë tënde,” shkruan gazetarja

Postimi

Unë, puna si gazetare dhe familja ime

Prej gati 7 vitesh punoj si gazetare pranë Departamentit të Lajmeve në Top Channel , ku mbuloj sektorin e sigurisë ushqimore dhe bujqësisë. Në këto vite jam përpjekur që si gazetare t’i ngjaj sime motre edhe pse ajo merej me një tjetër sektor, atë të kronikës së zezë. Por një gjë e kemi pas të përbashkët kurrë nuk kemi bërë kompromis para të vërtetës. Silvana është ime motër, dhe prej katër vitesh punon pranë AKVM, si specialiste, drejtori kjo e MBZHR, në këto vite secila nga ne ka bërë punon e vet pa ndërhy trek njëra-tjetra. Dhe këto quhen norma, që ti nuk I njeh. Por ja që lajmi im të ka shqetësuar keqazi, Anila Denaj, ti kërkon fajësosh time motër se përse unë kam informuar publikun se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka kryer vaksinën kundër brucelozës edhe pse kko vaksina ka kushtuar 1.7mln euro. @AnilaDenaj po bën një sjellje të pazakonte ndaj gazetarë duke më më bërë presion që do më shkarkojë motrën nga puna, madje ka guxuar aq shumë sa I ka kërkuar dorëheqjen në mes të një mbledhje prej gati dhjetra personash, kështu ti kërkon që unë të hesh para këtij skandali? E ke gabim! .@AnilaDenaj, dështimet e tua mos mi faturo mua, unë në këto vite kam mbyllur fabrika që prodhonin vaj ulliri të falsifikuar, kompani që tregtonin ujë me fekale, kam luftuar kundra kontrabandistëve që fusin kimikate bujqësore të rrezikshme, jam përballuar me pronarët e fabrikave që përpunojnë mishin me salmonelë, dhe sigurisht kam qenë përkrah cdo fermeri që do tokën dhe puth duart atij që ende rri e prodhon edhe pse është i pambështetur, edhe pse ende si ke dhënë naftën e Skemës Kombëtare, të vitit 2024, sepse ti nuk di. Kam një emision timin po në @TopChannel “ Bagëti e Bujqësi” një hapësirë televizive që i kushtohet vetëm jetës së fermerit. Ndërsa ju jeni askush para gjithë kësaj histori je një ministër i radhës që cdo ditë ke ndonjë skandal të rid he që kërkon ta fshehësh, shiko unë nuk merem me Anila Denaj, por me ministren, nuk të njoh dhe të jesh e sigurtë që kurrë sdo të ishe pjesë e jetës sime sociale sepse nuk preferoj të kem në listën time njerëz si ti të vegjel, të dështuar dhe pa norma. @AnilDenaj e di që je mësuar që të gjithë të të bindën ashtu sic berë i afërmi yt që theu arrestit e shtëpisë për të marë pjesë në fushatën tënde elektorale në Kuc të Vlorës. Shihemi në lajme të tjera, dhe ime motër do vazhdoj të bëj punën e saj, ndërsa ti do të më shërbesh mua me informacion sepse ta kërkon ligji të më japësh llogari për cdo gabim në atë ministri.

Video

VNA një ditë më parë raportoi gafën e ministres Elisa Spiropali gjatë vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku ajo i quajti shqiptarët në këtë shtet si pakicë. Deklarata shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik dhe qarqet akademike, duke hapur debat mbi përdorimin e terminologjisë dhe statusin real politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Debati i hapur pas deklaratës së Spiropalit ka rikthyer në vëmendje dallimin mes realitetit politik të shqiptarëve si faktor shtetformues dhe kornizave juridike ndërkombëtare që janë pranuar nga vetë institucionet e Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, mungesa e një sqarimi zyrtar nga pala shqiptare ka lënë hapësirë për interpretime të ndryshme mbi linjën diplomatike të Tiranës ndaj shqiptarëve në rajon. https://www.vna.al/politika/shqiptaret-minoritet-ne-rmv-gafa-e-spiropalit-shkakton-reagime-ne-shkup-i18215

Rama me nxënësit ekselentë. “Ky është momenti që kjo sallë ka patur më shumë tru se kurrë”. Imagjinoni si do ishte po të dilnin jashtë Rama dhe Kumbaro

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme, pasi SPAK e ka marrë zyrtarisht nën hetim. Ismaili qëndroi rreth dy orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai akuzohet për veprat penale të përgjimit të paligjshëm të të dhënave kompjuterike, pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, si dhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Ismaili është thirrur për t’u marrë në pyetje edhe në lidhje me tentativën e hakerimit të SPAK, një episod për të cilin është pyetur edhe më 2 tetor të këtij viti. Sipas burimeve, Prokuroria e Posaçme ka marrë informacion më 12 mars 2025 se adresat e email-eve të prokurorëve të posaçëm ishin vënë në shënjestër të një ndërhyrjeje të paligjshme. Megjithatë, sipas SPAK, ndërhyrja në sistemin e brendshëm nuk u realizua, pasi ai mbeti i pacënuar falë masave të sigurisë.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për hakerimin e serverëve të këtij institucioni. https://www.vna.al/kronika/ish-kreu-i-burgjeve-agim-ismaili-paraqitet-ne-spak-nen-hetim-per-hakerim-i18200

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme