Sociale 1 November 2024, 22:13 Nga VNA

Dibranët dhe kuksianët “dominojnë” në kryeqytet

Ndaje në Whatsapp
Dibranët dhe kuksianët “dominojnë” në kryeqytet

Instituti i Statistikave, pas publikimit të Rezultateve kryesore të Censit për vitin 2023, ofron për publikun dhe gjithë përdoruesit, publikimin e rezultateve të dedikuara, për çdo qark dhe bashkitë përkatëse.

Numri i popullsisë së kryeqytetit të vendit më 18 shtator të vitit 2023 vlerësohet në 598,176, nga ku 48.4% janë meshkuj dhe 51.6% janë femra. Sipas të dhënave, nga totali i popullsisë rezulton se rreth 51.2% kanë status martesor, i/e martuar.

Por, përveç karakteristikave kryesore, si është e përbërë popullsia e kryeqytetit?

“Scan Intel” më herët është ndalur në migrimin e brendshëm si fenomen shoqëror përmes të cilit njerëzit zhvendosen nga vendi i tyre i origjinës në një vend tjetër brenda të njëjtit shtet. Nga analiza ka rezultuar se shqiptarët janë vendosur më së shumti mes Tiranës dhe qyteteve bregdetare.

Nga të dhënat e Censit të vitit 2023 tani mund të bëjmë një analizë të detajuar mbi karakteristikat e popullsisë banuese, kryesisht sipas qarkut të lindjes. Shifrat tregojnë se nga rreth 758 mijë banorë në Tiranë, rreth 97.9% kanë si vendlindje Shqipërinë dhe 2.1% kanë si vendlindje një shtet tjetër.

E shprehur në shifra absolute, në Tiranë banojnë 742,497 banorë me vendlindje Shqipërinë. Por si ndahet kjo shifër e personave që banojnë në kryeqytet sipas qarkut të lindjes?

Nisur nga të dhënat, rreth 52.9% e kësaj shifre janë tiranas ose e thënë ndryshe persona të lindur në Tiranë. Rezulton se një pjesë e mirë e popullsisë banuese në kryeqytetin e vendit ka si origjinë Dibrën dhe Kukësin.

Rreth 8.6% është pesha e banuesve me origjinë nga Dibra, ose në vlerë absolute regjistrohet në rreth 63 mijë. Ndërkohë, banuesit në Tiranë me origjinë nga Kukësi zënë një peshë prej 6.5% ose rreth 48 mijë. Korça është e treta me peshën më të lartë prej 5.2%, pasuar nga Fieri, Berati dhe Elbasani.

Nga ana tjetët, banuesit në Tiranë që kanë si vendlindje Lezhën kanë peshën më të ulët me 1.9% ose rreth 14 mijë banues./SCAN/

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme