Sociale 1 November 2024, 16:05 Nga VNA

Buxheti 2025, 8.2 miliardë euro, fondet shkojnë për rroga dhe infrastrukturë

Ndaje në Whatsapp
Buxheti 2025, 8.2 miliardë euro, fondet shkojnë për rroga dhe

8.2 miliardë euro do të jetë buxheti për vitin 2025. Drafti është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend dhe prej dy ditësh ka nisur diskutimi në komisionet parlamentare. Sipas të dhënave vitin e ardhshëm ekonomia pritet të rritet me 3.9% dhe kjo rritje të bazohet tek konsumi i brendshëm; investimet në infrastrukturë dhe ecuria e mirë e sektorit të turizmit.

Taksat Në buxhetin 2025 është parashikuar që të ardhurat të arrijmë në 754.6 miliardë lekë, me rritje 40.6 miliardë kundrejt buxhetit të rishikuar të këtij viti. Shpenzimet Vitin e ardhshëm, vit elektoral, qeveria ka parashikuar të shpenzojë më shumë. Në buxhetin 2025, shpenzimet janë parashikuar të arrijnë në total në 822.7 miliardë lekë, me rritje 51.4 miliardë kundrejt buxhetit të rishikuar të këtij viti. Fondet Prioritete pritet të fokusohen në tre drejtime kryesore: rritja e pensioneve; investimet në infrastrukturë; si dhe rritja e pagave të administratës vendore. Fushat Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të marrë mbi 80 miliardë lekë, ndjekur nga Infrastruktura dhe Energjia dhe Arsimi Rinisa dhe Sporti me respektivisht 74 dhe 62 miliardë lekë. Mbi 56 miliardë lekë do të shkojnë për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndjekur nga ajo e Brendshme dhe Mbrojtja. Ka rritje edhe buxheti për bujqësinë që përllogaritet në 14.6 miliardë lekë, ndjekur nga Ministria e Drejtësisë që do të marrë 580 milionë lekë më pak se gjatë 2024-s. Ministrisë së Financave i alokohen 11 miliardë lekë. Bashkitë Për pushtetin vendor, konkretisht 61 bashkitë në vend planifikohet 90 miliardë lekë nga 71 miliardë lekë gjatës 2024-s. Qeveria do u japë më pak se 42 miliardë lekë njësive të pushtetit vendor, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojnë vetë.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme